23,04,2024

Fillon së implementuari plani operativ ,,Qarkullimi i lirë i automjeteve dhe këmbësorëve”

Must Read

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj,përveç punëve të përditshme ,  do të realizojnë edhe  planin operativ  ,,Qarkullimi i lirë i automjeteve dhe këmbësorëve”, i cili plan do të implementohet në komunat Ferizaj,Kaçanik,Shtime,Shtërpc dhe Hani i Elezit.

Ky plan operativ do të  përmbush detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor.

Plani operativ do të zhvillohet në tri faza, ku në fazën e parë parashihet  informimi i qytetarëve lidhur me këtë plan,kurse  prej datës 15.06.2019 do të filloj implementimi i të njëjtit.

Gjatë kësaj periudhe ,do të mbulohet tereni me patrullime me pjesëtarë të policisë  në pikat më të frekuentuara në qytete,sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, vende këto ku më së shumti  nuk  respektohen shenjat dhe rregullat e trafikut dhe do të vazhdohet me parkimet ilegale nëpër rrugë dhe trotuare dhe do të mirën masat e parapara ligjore ndaj shkelësit e rregullave në trafik.

Prandaj, apelojmë tek ngasësit e automjeteve dhe të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë partner i jonë për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img