24,04,2024

Fillon rregullimi i fushës sportive në fshatin Muhovc

Must Read

Ferizaj.22.09.2017. Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore të fshatit Muhovc e cila është paralele e ndarë e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” të qytetit shumë shpejt do të mund të luajnë dhe do t’i mbajnë orët e Edukatës Fizike në një fushë të re sportive me të gjitha kushtet e nevojshme.
Në fillimin e punimeve për këtë projekt kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka uruar nxënësit dhe rinjtë e këtij lokaliteti për projektin që po realizohet në vendbanimin e tyre.
“Në këtë vend ka pasur mungesë të infrastrukturës sportive por falë një projekti të komunës prej 110 mijë eurosh ne kemi arritur të përzgjedhim edhe oborrin e kësaj shkolle bashkë me 4 shkollat e fshatrave të tjera që të investojmë për t’ua përmirësuar kushtet nxënësve e banorëve të këtushëm.
Këtu është planifikuar të jetë një kompleks më i gjerë me fushë futbolli , fushë volejbolli e basketbolli, në mënyrë që gjithë ata talent të sportit ta kenë mundësinë ta kultivojnë këtë veprimtari në kushte shumë më të mira” tha kryetari Svarqa.
Ai në veqanti shpreshu admirim për nxënësit e vegjël të cilët shkathtësitë fizike së shpejti do t’i dëshmojnë në fushën e re deri sa këto ushtrime do të kenë edhe dobi shëndetësore për ta.
Kryetari Svarqa u zotua se fusha sportive brenda pak kohësh do të kenë edhe shumë lokalitete të tjera urbane e rurale për të plotësuar infrastrukturën e munguar apo të rregullohen pjesët e ndërtuara më herët por që nuk janë funksionale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img