28,03,2024

Fillojnë diskutimet publike për hartimin e projekt-buxhetit 2019-2021

Must Read

Ferizaj. 30 Korrik 2018.

Këtë të hënë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me drejtoreshën e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku dhe drejtorin e Infrastrukturës Arbër Bytyqin, kanë filluar takimit e para konsultative me qytetarët në dy takime të ndara, ku kanë takuar banorët e zonës së parë dhe të dytë të qytetit, të cilëve edhe u ka thënë se projekt-buxheti është dokumenti më i rëndësishëm i cili prek drejtpërdrejt vet qytetarët e Ferizajt.

Kryetari Aliu ka vënë në dukje se kjo praktikë e dialogimit përcakton kahjen e zhvillimit të qytetit përmes planifikimit të buxhetit. Ai tutje është shprehur se mendimi i çdo qytetari është shumë i rëndësishëm, por edhe propozimi i secilit individë që është i interesuar që jeta e tij, të ndryshojë.

“Buxheti i Komunës së Ferizajt, është buxheti që përbëhet nga ajo që paguajnë qytetarët e Ferizajt dhe duke qenë kështu, kjo është rëndësia që duhet t’i takojmë qytetarët ferizajas në mënyrë që ata vet ta bëjnë buxhetin, për interesat dhe qëllimet që vet konsiderojnë që janë prioritar. Sigurisht, ne si të mandatur jemi që të kemi peshën e përgjegjësisë të bëjmë draftin, respektivisht propozimin i cili sigurisht bëhet në bazë të udhëzimeve dhe qarkoreve që vijnë nga Ministria e Financave, respektivisht Qeveria e Republikës së Kosovës dhe sigurisht mbi bazën e atyre edhe hartohet dhe sigurisht që ka edhe kufizimet e caktuara për çështjet buxhetore dhe nganjëherë kemi edhe kufizim dhe këto çështje janë në shpërputhje me atë që është ide, propozim apo synim edhe i qytetarëve, por edhe neve si të mandatur, apo të zgjedhur nga vet qytetarët”, ka thënë kryetari Aliu.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se viti 2019, është viti më i rëndë sa i përket edhe borxheve të shumta. Ai ka shtuar se do të vazhdojnë me një këmbëngulje më të madhe edhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës që të realizojnë edhe shumë projekte infrastrukturore, duke përmendur edhe disa arsye.

“Arsyeja pse ne do të këmbëngulim që të marrim buxhet me shumë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga Buxheti i Kosovës është për dy arsye themelore: Arsyeja e parë është si taksapaguesit më të mëdhenjtë në Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe na takon që më shumë të marrim nga grantet respektivisht donacionet përmes projekteve që ne i kemi dorëzuar dhe pritet që të dorëzojmë edhe gjatë ditëve në vijim në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe sigurisht se do të duhej me u kthy taksat e paguar nga qytetarët e Ferizajt nga ai buxhet që ne më së shumti e mbushim dhe arsyeja e dytë që po ashtu është më e rëndësishmja se çdo herë tjetër për Komunën e Ferizajt, për të bërit buxhet është për faktin, sepse ne kemi një buxhet shumë të limituar dhe të kufizuar që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë politike të të bërit buxhet të Komunës së Ferizajt. Që 19 vite sa bëhet buxheti nuk ka ndodhur asnjëherë me pas kaq pak buxhet me diskutu me qytetarin, pavarësisht për nga numrat duket i madh dhe kanë më thanë njerëzit që lehtë qenka me bë zgjidhje për qytetarët dhe për ata që na tanë kohën që po flasim si obligime të bartura respektivisht si kontrata. Kur flasim për buxhetin total ne kemi me thanë e kemi buxhetin afër 31 milionë, por kur të fillon të shpërndahet ky buxhet pastaj shihet situata reale se ku jemi me buxhetin. Kur e shohim se 50 për qind e buxhetit është për paga që vetëm vjen dhe shkon për punëtoret e administratës, mësimdhënësit, mjekët është dikun afërsisht 50 për qind e buxhetit, pastaj edhe pozicionet tjera mallra dhe shërbime dhe komunale që tërësisht janë shpenzime që nuk kanë impakt të drejtpërdrejt ajo që është kërkesë dhe synim i qytetarit. Në fund mbetemi në 10 milionë e 37 mijë euro buxhet që i dedikohet qytetarëve për më diskutu për vitin 2019 dhe prapë mirë do të ishte, sikur t’i kishim 10 milionë e 37 mijë euro, por nuk e thashë rastësisht se ne duhet të diskutojmë për shumë më pak buxhet, sepse që 19 vjet nuk kemi pasur asnjë situatë të tillë në historinë e Ferizajt që kaq pak buxhet me e diskutu me qytetarët”, është shprehur Kryetari, duke premtuar se pavarësisht gjithë kësaj të gjitha premtimet e tij do t’i realizoj.

E nga ana tjetër drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka dhënë të gjitha detajet e Buxhetit të Komunës së Ferizajt.

“Për vitin 2019, Buxheti i Komunës së Ferizajt përbëhet nga granti qeveritar si dhe nga të hyrat vetanake që i inkason komuna nga tatimi në pronë, taksat e biznesit dhe qirat për pronat komunale. Këto në total e përbëjnë një buxhet prej 31 milionë dhe prej këtyre 50 për qind shkon në paga dhe mëditje në vlerë rreth 15 milionë euro, ndërkaq për shpenzime kapitale që është primare edhe për neve, vlera e shpenzimeve kap shumën prej 10 milionë euro, por nga kjo vlerë në kemi bërë një formulë që të realizojmë projektet që i kemi ne si qeverisje nga kjo vlerë 33 për qind e tyre do të projektohen të reja ndërsa të tjerat, janë kontrata të lidhura dhe ne i kemi obligim ato”, është shprehur drejtoresha Ajeti-Sadiku.

Ndërsa drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, është shprehur se Buxheti i Komunës së Ferizajt do të jetë buxhet urban.

“Buxheti i Drejtorisë së Infrastrukturës, është rreth 5 milionë e 500 mijë euro, nga këto 3 milionë do të jenë vlerë investive që do të investohen në qytetin e Ferizajt, konkretisht në zonën urbane të qytetit. Në vitin e ardhshëm do të përfundojnë të gjitha rrugicat e qytetit, projekt ky i filluar qysh moti, por nuk ka përfunduar. Vetëm për projektin e rrugicave ne kemi paraparë diku 1 milionë e 500 mijë euro, ndërkaq do të kemi edhe projekte të rrugëve të tjera”, ka thënë drejtori Bytyqi përderisa ka përmendur edhe projektet që pritet të realizohen.

Qytetarët kanë adresuar një mori kërkesash të cilat kryesisht kishin të bënin me projektet bazike infrastrukturore, si kanalizime, ujësjellës, asfaltim rrugësh, ndriçim publik, por edhe për projekte shkollore, sportive, ambientaliste etj.

U bë e ditur se këso lloj takimesh, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe ekipi i drejtorëve do të mbaj për një javë rresht me qytetarë, ngase kështu nga afër do të njihen me problemet, brengat, por edhe me idetë e vet qytetarëve lidhur me projektet.

Gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 17:00 Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, do të takohet me banorët e fshatit Greme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ,,Jeta e Re” ku do të marrin pjesë banorët e fshatrave: Greme ,Varosh, Doganaj, Zaskok, Gaçkë dhe Rakaj, kurse në ora 19:00 takimi do të mbahet në Nerodime të Epërme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ,,Konstandin Kristoforidhi’’ me banorët e këtyre fshatrave: Balaj, Pleshinë, Manastirc, Nerodime e Ultë dhe e Epërme, Jezerc si dhe fshati Dubravë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img