28,03,2024

Filloi rregullimi i rrugës “Sali Çeku” në Ferizaj

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, edhe në ditë këto ditë vikendi nuk ka të ndalur. Ai gjatë ditës së shtunë së bashku me bashkëpunëtoret e tij, ka dal që të inspektojë punimet që filluan në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj.

Kryetari Svarqa, ka vlerësuar këtë projekt tepër të veçante me vet faktin që lidh edhe shumë rrugë tjera të qytetit.

”Po është një projekt tepër i rëndësishëm për banorët e kësaj lagje e cila tashmë po shndërrohet në një lagje të rëndësishme të banimit për rreth secilës janë edhe institucionet e pavarura të sigurisë siç janë: Policia e Kosovës, Prokuroria, Gjykata si dhe Brigada e Zjarrfikësve. Kjo rrugë lidh edhe dy rrugët kryesore që lehtësojnë qarkullimin në këtë pjesë siç është rruga “Cen Dugolli” dhe rruga “Driton Islami”. Kjo pjesë ka qenë mjaft e shëmtuar për shkak të mungesës së investimeve në këtë anë, këtu asnjëherë nuk ka pasur investime dhe kjo është hera e parë që ne po ju kthehemi investimeve këtu”, ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar banorët e kësaj pjesë të qytetit të cilët kanë bërë edhe lirimin e hapësirave të tyre publike pa asnjë kompensim vetëm e vetëm që të bëhet rregullimi i rrugës.

Rruga “Sali Çeku” ka një gjatësi prej 900 metrave, ndërsa do ti ketë dy shtresa të asfaltimit, do të ketë shtigje për këmbësore, por edhe hapësira të gjelbëruara.

E nga ana tjetër Shaban Rexhepi banorë i kësaj lagjeje, ka thënë se investime të tilla është dashur të behën qysh më parë. Sipas tij kjo rrugë ka qenë e harruar nga të gjitha pushtete, pavarësisht pse gjendet në qendër të Ferizajt.

Edhe Ramadan Baliu, e vlerësoi këtë projekt tejet të rëndësishëm për banorët e kësaj pjesë.

U bë e ditur se ky projekt komunës së Ferizajt do ti kushtojë 120 mijë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda 90 ditëve. Punimet në këtë rrugë po i realizon operatori ekonomik “Eskavatori Company”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img