23,04,2024

Fermerët ferizajas trajnohen për ngritjen e pemishteve me arra

Must Read

Dje, në kuadër të projektit “Ngritja e pemishteve me arra” të financuar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, me qëllim që në thirrjen publike, fermerët të kenë informacionin e dijet e nevojshme, u mbajt trajnimi me temën “Ngritja e pemishteve të reja me arra dhe masat e nevojshme agro-teknike, ku para fermerëve ferizajas, ligjëroi profesori i pemtarisë Gjokë Duhanaj.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, bartëse e këtij projekti dhe drejtori i saj, Burim Bajrami tha se me këtë thirrje publike do të ngriten 18 ha pemishte ku do të përfitojnë 38 fermerë. Ai shtoi se forma e tillë e trajnimeve, ndikon jo vetëm në ngritjen e dijenive të fermerëve për ngritjen e pemishteve por paraqet edhe investim afatgjatë në këtë drejtim.

Trajnimi i organizuar në koordinim me GLV”Bifurkacioni”- Ferizaj u ndoq nga 50 fermerë ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img