29,03,2024

Fermerët e Ferizajt me protestë kërkojnë kompensimin e borgjit për dëmin që vitin e kaluar ua ka shkaktuar breshëri

Must Read

Fermerë nga komuna e Ferizajt kanë protestuar sot në kërkim të së drejtës për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga breshëri i vitit të kaluar.Bazuar në të dhënat janë dikund 800 mijë euro që duhet t’i marrin këta fermerë por që Qeveria e Kosovës siç duket nuk po e sheh të udhës sikurse që ka vepruar me komunat e tjera.

Fermerët e komunës së Ferizajt i kanë kërkuar sot Qeverisë së Kosovës kompenzimin e borgjit në vlerë prej afro 800 mijë eurove për dëmet që vitin e kaluar ua ka shkaktuar breshëri.

Ata të revoltuar kanë protestuar para objektit të komunës, duke thënë se vetëm fermerët e komunës së Ferizajt kanë mbetur pa këtë kompenzim.

Sali Ilazi dhe Skënder Ademi, kanë qenë më të zëshmit në kërkesat tyre.

Ata janë shprehur se pse ky hezitim i qeverisë dhe pse komuna e Ferizajt është anashkaluar deri më tani.

Madje kanë shpjeguar se asnjëherë nuk i kanë ndërprerë kontaktet me pushtetin lokal dhe se ata janë të njohur me këtë problematikë
Në anën tjetër drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, ka thënë se është i njohur me këtë problem, por që komuna është e pafuqishme në përmbushjen e kësaj kërkese.

Bajrami ka vë në dukje se komuna ka përmbushur obligimin e saj në evidentimin e dëmit dhe se nuk e di pse kjo vonesë. Madje ka thënë se informacionet flasin se disa komuna tjera janë kompenzuar dhe se kërkesat e tyre janë të drejta.
Bazuar në raportin e dëmëve janë afro 800 mijë euro mjete që qeveria duhet t’ua kompenzoi këtyre feremerëve.

Të gjendur në këtë situatë, fermerët thonë se nuk kanë lënë derë pa trokitur, por që deri më tani nuk kanë hasur në mirëkuptim.

Kanë paralajmëruar dhe një protestë para Qeverisë së Kosovës.
Komuna e Ferizajt në të shumtën e rasteve u ndihmon feremrëve përmes projekteve të ndryshme.

Në këtë rast zyrtarët thonë se protestën duhet adresuar dikund tjetër.
Sido që jetë pritshmëritë janë që këta fermerë të kompenzohen për dëmin.

Se kur kjo do të ndodhë mbetet të shihet.

Deri atëherë këta fermerë nuk e kanë ndërmend që të ndalen së kërkuari të drejtën e tyre, raporton TV Liria

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img