20,04,2024

Ferizaj shënoi 30 Dhjetorin – Ditën e Veteranit të UÇK-së

Must Read

Me homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, u përkujtua sakrifica e gjaku që dhanë bijtë e bijat më të shtrenjta të kombit në luftën tonë çlirimtare, sot, në shënim të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ishte Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu që bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe Gazmend Bytyqi, drejtorë komunal, drejtues të OVL – UÇK-së në Ferizaj, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të jetës publike institucionale në Ferizaj, drejtues të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës të cilën bënë homazhe, vendosën lule e u përkulën pranë lapidarit të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj.

Fjalët më të zgjedhura, kujtimet më krenare e nderim të pafund, Ferizaj si edhe çdo pëllëmbë e Kosovës ka për dëshmorët dhe martirët e lirisë.

Me organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si tashmë çdo vit, me shënimin e Ditës së Veteranit, nderohet jeta, vepra, kontributi e sakrifica e gjithë luftëtarëve për lirinë e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img