20,04,2024

Ferizaj shembull i solidaritetit, ndihmohen mijëra familje skamnore

Must Read

Përveç dhjetëra masave e veprimeve për të dezinfektuar hapësirat publike, kufizuar lëvizjen e furnizuar kompetentët me mjete e pajisje të nevojshme, qeverisja lokale po punon edhe për të varfërit.

Janë 2000 pako ushqimore e higjienike, miell e 5 bukë falas në ditë që po grumbullohen e shpërndahen tek familjet skamnore ferizajase, e gjithë kjo si rezultat i komunikimit e bashkëpunimit të drejtpërdrejt mes Kryetarit Aliu dhe bizneseve vullnetmire ferizajase.

ETC – Elkos Trading Center, Lulzim Granica e grupi i biznesmenëve, Eli-Ab, Viva Fresh Store, Interex, Plus Center Ferizaj, Doni Fruits, Ex Projekt L.t.d, Lauriti, Star Market, Market ALPI,  KAM Kosova, Market 7Vllezërit, Feri Group, Market Bleta, e furrtarët ferizajas janë heronjtë e ndihmës për të varfërit që kanë  dhuruar e po vijon të shtohet interesimi edhe i bizneseve tjera për të ndihmuar me pako ushqimore e higjienike, familjet ferizajase në nevojë.

Këto janë vetëm disa nga bizneset që kanë komunikuar direkt me shtabin emergjent të formuar nga kryetari Aliu për këtë situatë, ndërkohë ka edhe dhjetëra biznese që nuk kanë emrin e kompanisë të listuar këtu, porse kanë mbështetur me iniciativa private qindra familje, për të cilat rezervojmë falënderimin e përzemërt gjithashtu.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu shpreh falënderimin më të përzemërt për këto megamarkete, markete, grup biznesmenësh, kompanitë e furrtarët ferizajas që në këto ditë të vështira nuk po kursejnë asgjë nga vetja për të ndihmuar më nevojtarët.

FALEMINDERIT TË GJITHËVE!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img