28,03,2024

Ferizaj përfitoi donacion një autoambulancë me pajisje përcjellëse nga Zvicra

Must Read

Pasditen e djeshme, në Ferizaj arriti donacioni zviceran nga FMI (Frutigen, Meiringen & Interlaken) për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Ky donacion i cili po njëlloj u realizua me dy autoambulanca vitin që shkoi, është rezultat i një bashkëpunimi të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu me donatorin, me ç’rast ka rezultuar me dhurimin e këtyre automjeteve të ndihmës së shpejt, me pajisje mjekësore e pajisje përcjellëse, të nevojshme e me ndikim në rritjen e efikasitetit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Dorëzimin e këtij donacioni e bëri përfaqësuesi i FMI-së, Adrian Berchtold dhe Xhyli Bajrami, kurse për ta pranuar këtë donacion, doli drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri bashkë me stafin e institucionit që drejton, e cila tha se donacione të tilla, por edhe ato të mëparshmet janë dëshmi e një pune efikase të QKMF-së, partneritetit serioz e të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt me donatorin që kanë rezultuar me ngritjen edhe më të madhe të efikasitetit të punës së QKMF-së në shërbim të pacientëve.

Me këto donacione të siguruara nga Komuna e Ferizajt, përmbushen në masë të konsiderueshme nevojat e infrastrukturës për reagim të shpejt në ndihmë pacientëve, që e bënë të rëndësisë vitale këtë donacion për jetën e pacientëve dhe lehtësinë e ofrimit të shërbimit mjekësor nga stafi shëndetësor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img