28,03,2024

Krasniqi: Ferizaj ndër komunat më të suksesshme në fushën e përkrahjes për biznese

Must Read

Ferizaj.21.09.2018. Në një vizitë që i ka bërë Ferizajt kryetari i Odës së Afaristëve të Kosovës, Skender Krasniqi, ka cilësuar komunën e Ferizajt një ndër komunat më të suksesshme në fushën e ofrimit të përkrahjes për biznese.
Krasniqi me këtë rast ka falënderuar kryetarin Aliu për këtë qasje Institucionale.

“Sot, së bashku me Kryetarin e Komunës z. Agim Aliu, dhe shefin e kabinetit të kryetarit z. Selim Marevci, takuam kryetarin e Odës Afariste të Kosovës z. Skender Krasniqi, ku temë diskutimi ishte, rritja e përkrahjes institucionale për biznese, eliminimi i pengesave në sferën e të bërit biznes, përmirësimi i infrastrukturës ligjore etj. Komuna e Ferizajt, edhe nga përfaqësuesi i OAK-së, u cilësua si njëra ndër komunat më të suksesshme në fushën e ofrimit të përkrahjes për biznese, duke falënderuar në këtë rast Kryetarin Aliu, për këtë qasje institucionale.Së bashku u zotuam në vazhdimin dhe rritjen angazhimeve institucionale, për krijimin e klimës sa më të favorshme e të bërit biznes” ka thënë zëvendës Ministri Mustafa Grainca.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img