25,04,2024

Ferizaj: Ndalohen 12 persona për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja dhe dhënia e ryshfetit”

Must Read


Ferizaj, 15 Prill 2021 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Institucionit të Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale e “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414  si dhe “Marrja e ryshfetit “ nga neni 421 dhe “Dhënia e Ryshfetit” nga neni 422 nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt.

Ndërsa, pas vlerësimit të këtij informacioni, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, së bashku me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike ne Prishtinë dhe Njësinë e Krimeve Ekonomike në Ferizaj, Prokuroria ka konsideruar se duhet te aplikohen masatmasat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

Ndersa, pas aplikimit të këtyre masave disa mujore, sot më 15 Prill 2020, janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e  tyre katër (4) teknik të pylltarisë, katër (4) rojtar të pyjeve si dhe katër qytetar (4) nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve i’u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve,  do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Kompetente në Ferizaj. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img