25,04,2024

Ferizaj me “task-forcë” për ringjalljen e futbollit ferizajas

Must Read

Ferizaj.22.01.2018. Komuna me nismë për riorganizimin e Klubit të Futbollit “Ferizaj”, zgjedhen anëtarët e grupit punues

Gjatë pasdites së sotme, kryetari Agim Aliu i shoqëruar edhe nga nënkryetari Naim Ferati si dhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati – Shabani ka pritur në takim veteranët e futbollit si dhe donatorët ferizajas.
Me këtë rast kryetari Aliu u shpreh se Komuna e Ferizajt është e interesuar ta vë në funksionalitet gjithë mekanizmin e saj sportiv për ta kthyer KF “Ferizaj” në majën e renditjes tabelare.

Ndër të tjera, kryetari Aliu theksoi se ka vetëm një rrugë për zgjidhjen e statusit ligjor të klubit të futbollit, duke e shndërruar atë në shoqëri aksionare nga statusi i organizatës joqeveritare me të cilën funksionon aktualisht.

Veteranët e futbollit përshëndetën këtë nismë të kryetarit Aliu duke ofruar mbështetjen e tyre të pa rezervë për të çuar përpara zhvillimin e sportit ferizajas, përkatësisht riorganizimin dhe mirëfunksionimin e Klubit të Futbollit “Ferizaj”.

Nisma e Komunës së Ferizajt ka të bëj me themelimin e një grupi punues i cili mision kryesor ka që në fazën transitore të përgatis klubin për reformën e thellë dhe ndryshimet statutore të funksionimit të tij. Me propozimet e të pranishmëve u zgjodhën përfaqësuesit në grupin punues, i cili do të përbëhet nga:

1. Adil Reshani;
2. Betim Çerkini;
3. Sylejman Rrahmani;
4. Sadush Rysha;
5. Naser Sinani;
6. Genc Hyseni;
7. Nadir Haxhimusa;
8. Isa Ismajli;
9. Bashkim Mehmeti;

Edhe dy propozime që do të bëhen ndërkohë nga veteranët e futbollit ferizajas.

Ky grup punues, kjo task-forcë është hapi i parë institucional për këndelljen e klubit të futbollit ferizajas me qëllim kthimin e saj në një klub konkurrent dhe efikas, aty ku gjatë historisë e ka pasur vendin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img