18,04,2024

Ferizaj me plan ideor për subvencionimin e bizneseve fillestare

Must Read

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Ferizajt ka përgatitur një plan ideor për t’i përkrahur bizneset e vogla fillestare dhe ato ekzistuese nëpërmjet subvencioneve në këmbim të pajisjeve.

Kjo drejtori me buxhet prej rreth 350 mijë eurosh edhe gjatë këtij viti do të funksionojë në shërbim dhe përkrahje të bizneseve. Gjatë kësaj periudhe të vitit janë regjistruar gjithsej 363 biznese, prej tyre 105 individuale dhe 258 biznese SH.P.K.

Ndërkaq në gjithë territorin e kësaj komune funksionojnë prej më shumë se 12 mijë biznese të ndryshme.

Në kuadër të buxhetit vetjak, kjo drejtori ka ndarë gjithsej 50 mijë euro për t’ia paguar kamatat e kredive për 40 biznese të vogla. Zekir Bytyqi, drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Ferizajt, ka njoftuar se në bazë të planit të kësaj drejtorie brenda këtij muaji do të përfitojnë subvencione në këmbim të pajisjeve gjithsej 30 biznese, prej tyre 10 biznese në vlerë prej 2 mijë eurosh, 15 në vlerë prej 3500 eurosh dhe 5 biznese me nga 5 mijë euro, shkruan Koha Ditore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img