29,03,2024

Ferizaj me mirëmbajtje verore të rrugëve në qytet

Must Read

Ferizaj.18.07.2048. Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Pastërtia”, Dugagjin Etemi, kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbimet e mirëmbajtjes së rrugëve të qytetit gjatë sezonit veror. Sipas kësaj marrëveshje, KRM “Pastërtia” obligohet të bëj pastrimin e rrugëve/larjen e tyre gjatë gjithë sezonit veror si dhe të bëj eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave duke siguruar edhe bartjen e tyre në deponinë legale të mbeturinave.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në funksion të përmbushjes së zotimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu që të rris shërbimet dhe kujdesin ndaj qytetarëve, veçanërisht në ofrimin e një ambienti të pastër dhe të mirëmbajtur vazhdimisht nga ndërmarrja publike përkatëse.

Kjo marrëveshje fillon së zbatuari nga kjo javë dhe përfshin të gjitha rrugët e qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img