29,03,2024

Ferizaj i bashkohet  festës së 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

Must Read

Në kampin amerikan Bondsteel shënohet 4 korriku-Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kremten e përgatitur në nderim të kësaj ditë, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me familjen dhe bashkëpunëtoret e tij, i cili u prit nga koloneli Crowin J.Lusk, komandant i Grupit Shumëkombësh Lindje.

Fillimisht kryetari i Komunë së Ferizajt, kolonelin në fjalë, e ka uruar për këtë ditë duke, theksuar edhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë dhënë për popullin e Kosovës.

Ai u shpreh mirënjohës edhe për punësimet e shumta që janë bërë në kampin amerikan Bonsteel me c’rast ka theksuar se buka e përditshme e gjithë shqiptarëve ka qenë po nga Amerika.

“Në përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne shohim kremten e një miku të madh dhe të një shteti lider në shkallë botërore.

Nuk do të mund ta merrnim me mend se si do të dukej bota, e aq më pak si do të dukeshin Kosova dhe Shqipëria, pa këtë superfuqi, e cila, për fatin tonë të mirë, ka qëndruar krah nesh në kohët më të rënda dhe po qëndron edhe sot.

Ndaj, le ta kremtojmë edhe ne këtë ditë të shënuar. Le të ushqejmë respekt të përjetshëm dhe ndjenjat më të mira për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për popullin amerikan” është shprehur kryetari Svarqa.

Gjatë vizitës së bërë sot në kampin Bonsteel numri një i qyteti të Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të fundit e ka njoftuar lidhur me komunën tonë në mënyrë të detajuar sa i përket të gjitha zhvillimeve, por edhe projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht edhe me zhvillimin ekonomik të vendit.

E nga ana tjetër koloneli Corwin J.Lusk, komandant i Grupit Shumëkombësh Lindje, është shprehur tejet mirënjohës kryetarit Svarqa për këtë vizitë, por edhe e ka falënderuar për bashkëpunimin që ka Komuna e Ferizajt edhe me ushtarët e LMT-së të këtij batalioni.

Në festën e sotme të ushtarëve amerikan prezent ishin edhe udhëheqës e sportistë të klubit të karatesë “Kastrioti” nga Ferizaj. Të pranishmit patën rastin të ndjekin një program të pasur kulturo-artistik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img