25,04,2024

Ferizaj hap konkursin për projektin “Bashkimi i Qytetit”

Must Read

Ferizaj.13.02.2018. Komuna e Ferizajt e ka menduar gjerë dhe gjatë që qyteti i tyre, të cilit i bie në mes hekurudha, të bashkohet dhe mos ta shoh hekurudhën si ndarëse.

Për këtë, kjo komunë, tashmë ka hapur konkursin për projektim.

Ky projekt ka tri LOT-e.

I pari është nënkalimi për vetura nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” deri te rruga “Madeleine Albright”,

LOT i II-të është vazhdimi i nënkalimit ekzistues për këmbësor nga rrug “Latif Hasani” deri në rrugën “Emin Duraku” dhe

LOT i III-të është mbikalimi për këmbësor nga rruga ”Mustafë Goga” deri në rrugën “Ahmet Kaçiku”.

Në LOT I, vendi i parë do të jetë projekti zbatues, vendi i dytë do të shpërblehet me 2,000 euro dhe vendi i tretë me 1,000 euro.

Në LOT II, vendi i parë do të zbatohet, i dyti do marrë 500 euro, teksa i treti 200 euro.

E LOT III, përpos projektit të parë që do të jetë zbatues, atëherë vendi i dytë do marrë 1,000 euro, teksa vendi i tretë 500 euro.

Vlerësimi do të jetë në katër kritere:

Zgjidhje Funksionale – 40%;

Mundësi e lidhjes me fazën e dytë të nënkalimit për vetura – 20%;

Kreativiteti i Zgjidhjes – 10% dhe

30% do të jetë operatori me çmimin më të ulët dhe më i përgjegjshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img