25,04,2024

Ferizaj gati për aksionin e gjerë “Ta pastrojmë Kosovën” i cili fillon më 15 shtator

Must Read

Paraditen e sotme, u mbajt takimi i parë i Task-Forcës për koordinimin në aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”. Edhe Ferizaj, sikurse komunat tjera ka themeluar këtë trupë koordinuese, me vendim të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, e cila përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të sigurisë, përfaqësues nga kompani rajonale, drejtorë të drejtorive komunale të arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe shërbimeve publike, përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës, kleri fetar, shoqëria civile dhe mediat.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se çdo ditë e punës së qeverisjes lokale ka qenë ditë e aksioneve në eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e ambientit, ku deri më tani mbi 100 deponi ilegale të mbeturinave janë eliminuar. Ai tha se qeverisja lokale ka plan dhe politika të qarta mjedisore ku kërkoi mbështetjen edhe nga institucionet tjera dhe qytetarët për një mjedis më të pastërt.

Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili prezantoi Planin operativ të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” i cili do të nis më datë 15 shtator në ora 10:00 deri në ora 13:00, pas orës 13:00 deri në ora 16:00 bëhet mbledhja e mbeturinave të grumbulluara. Ky aksion do të realizohet në gjithë territorin e Ferizajt dhe janë të përfshira të gjitha institucionet publike.

Kenan Gashi nga shoqëria civile njëherit koordinator regjional për këtë aksion njoftoi mbi përgatitjet teknike që janë bërë për këtë aksion. Ai tha se janë mbi 350 vullnetarë që do të angazhohen në këtë ditë, së bashku me punonjës të administratës komunale, nxënës, punëtorë të kompanive publike dhe punonjës të institucioneve anëtarë të kësaj task-force.

Edhe të pranishmit tjerë shprehën gatishmërinë që të japin kontributin në këtë aksion që po ndërmerren për herë të parë në këtë shtrirje kaq të gjerë, pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të realizuar këtë aksion.
Përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike thanë se janë në gjendje gatishmëri dhe ka një mobilizim të shtuar si në planin njerëzor ashtu edhe në atë teknik përkitazi me këtë aktivitet. Ata thanë se makineritë adekuate do të jenë në terren ditën e aksionit për të lehtësuar grumbullimin e mbeturinave dhe dërgimin e tyre në deponinë përkatëse të mbeturinave.

Fare në fund, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu kërkoi nga anëtarët e kësaj task-force që të angazhohen me të gjitha kapacitetet e tyre në realizimin e suksesshëm të këtij aksioni. U ndanë detyrat për secilin prej përfaqësuesve të institucioneve pjesëmarrëse në këtë takim si dhe u dakorduan mbi hapat praktik në terren ditën e aksionit.

Varësisht nga angazhimi dhe kriteret e përcaktuara, komunat që shënojnë sukses në këtë aksion kanë të akorduar një vlerë financiare si grant nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që në total ka një shumë prej 1.2 milionë eurove.

Komuna e Ferizajt fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij aksioni ditën e shtune, duke bërë mjediset tona të përbashkëta më të pastërta dhe qytetin tonë – kampion në rang vendi për nivelin e pastërtisë.

Image may contain: 8 people, people sitting, table and indoor

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img