16,04,2024

Ferizaj: Ekskursionet e maturantëve shtyhen për në pranverë

Must Read

Ferizaj.13.09.2018. Një një mbledhje të mbajtur nga Drejtori i DKA-së, Afrim Llabjani me drejtorët e shkollave të mesme të Ferizajt ka njoftuar se ekaskursionet e maturantëve janë prolonguar për në pranverë.
Drejtori Llabjani ka njoftuar drejtorët e shkollave të mesme se ky vendim ka ardhur pas kërkesave të shumta të prindërve dhe Këshillit të prindërve të shkollavë të Ferizajt, për shkurtimin apo  ridefinimin  e tij.
“Pas kërkesave të shumta nga prindërit dhe Këshillit të prindërve në takimet që kemi pasur është kërkuar që organizimi i ekskursioneve në Shqipëri, i cili deri më tani ka zgjatur rreth 6 ditë, të rishikohet dhe të shihet mundësi që të shkurtohet apo të ketë një formë tjetër të organizimit. Ka pasur ankesa se eksursioni ka filluar ta humbë karakterin për çka është dedikuar dhe  ne si Qeveri Komunale së bashku me kryetarin Aliu kemi marrë vendim që eksursionet mos të organizohen në shtator apo tetor por një organizim i tyre të bëhet në prnaverë” ka thënë Llabjani.
Deri atëher, sipas Llabjanit do të shqyrtohen të gjitha modalitetet dhe eksursioni të ketë vërtetë karakterin mësimor, për çka edhe është i dedikuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img