24,04,2024

Ferizaj do të bëhet me treg ditor të shitjes së produkteve bujqësore

Must Read

Ferizaj.02.03.2018. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në emër të Komunës së Ferizajt dhe Ekrem Bajrami në emër të organizatës IKC (Initiative for Kosova Community) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e projekteve të bujqësisë. Bazuar në pikat e kësaj marrëveshjeje gjatë tri viteve parashihet që të implementohen disa projekte në fushën e pemëtarisë, mjedisit, blegtorisë, promovimit të produkteve dhe trajnimeve edukuese.

E veçanta e kësaj marrëveshje ka të bëjë me iniciativën për ngritjen e një tregu ditor për ekspozimin e produkteve bujqësore.

Komuna e Ferizajt dhe organizata IKC kanë arritur sot marrëveshje bashkëpunimi reciprok në disa fusha të bujqësisë.

Pemtaria, projektet ambientale, blegtorale dhe ato edukuese do të jenë në fokus të kësaj marrëveshje tre vjeçare .
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje drejtuesit e Drejtorisë së Bujqësisë dhe të kësaj organizate e kanë vlerësuar këtë hap duke thënë se kështu po fillohet jetësimi i një projekti që do t’i mbështesë fermerët e Komunës së Ferizajt. Madje kanë shtuar se kjo është hera e parë që kjo organizatë po implementon projekte në Ferizaj.

“Ne sot së bashku me IKC kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Bëhet fjalë për një projekt që parasheh mbjelljen e drunjëve dekorativ në tri fshatra të komunës, mbjelljen e fidanëve të lajthisë, të qershisë, organizimin për tri vite të një panairi të produkteve bujqësore, organizimin e një panairi të gjedhit dhe trajnime që do të zhvillohen në të ardhmen” ka thënë Burim Bajrami, teksa ka shtuar se këto projekte janë të mirëseardhura dhe përmbushin disa prej synimeve të bujqësisë. “Ne mendojmë që këto investime që do t’i bëj IKC-ja me drejtorinë tonë, i përmbushin disa prej synimeve tona” ka shtuar drejtori Bajrami

Në anën tjetër edhe koordinatori i IKC-së, Ekrem Bajrami, ka thënë se kjo organizatë synon që të promovoi zhvillimin rural. “Është fat i mirë që kemi gjetur bashkëpunim me kryetarin dhe Drejtorinë e Bujqësisë, kjo marrëveshje është tri vjeçare dhe synon zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të fermerëve si dhe edukimin e tyre. Në të njëjtën kohë do të fusim për herë të parë disa varietete të reja të lajthisë dhe qershisë intensive. Këtu ka qenë qëllim, përfshirë edhe realizimin e vizitave studimore me fermerët e komunës së Ferizajt, me një fjalë ngritjen e nivelit të bashkëpunimit” ka shtuar Bajrami.

Për më tepër bëhet e ditur se në kuadër të kësaj marrëveshje pritet funksionalizimi i një tregu ditor për shitjen e produkteve bujqësore.

“Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe tregu ditor që do të funksionalizohet dhe i cili do t’u hyjë në punë sidomos fermerëve të komunë sonë për shitjen e produkteve bujqësore” ka potencuar drejtori i bujqësisë, Burim Bajrami.

Ndryshe, IKC-ja është një organizatë që financohet nga shteti suedez e cila ka mbi dhjetë vite që promovon zhvillimin rural në disa komuna të Rajonit të Ferizajt. Implementimi i këtij projekti prek kryesisht fushat të cilat Drejtoria për Bujqësi i ka prioritete kryesore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img