29,03,2024

Ferizaj dhuron tabletë e laptopë për nxënësit me nevoja të veçanta

Must Read

Nxënësit me nevoja të veçanta në Ferizaj nga sot do ta kenë më lehtë përcjelljen e mësimit online, pasi janë pajisur me tabletë e laptopë.

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu tha se sot ka dhuruar pajisjet për disa nga nxënësit me nevoja të veçanta, ndërsa dhjetëra të tjerë do t’i marrin përmes shoqatave e organizatave të personave me nevoja të veçanta.

“Ne përzgjodhëm aty ku kërkonte më së shumti nevoja, që familjet me fëmijë me nevoja të veçanta ta kenë më të përballueshme punën me mësimet online të fëmijëve të tyre. Faleminderit donatorëve, kompanive “Ecolog” – Lazim Destani për tabletët dhe Elkos Group për laptopët”, ka shkruar Aliu në Facebook

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img