FerizajPress http://ferizajpress.com Një klik larg lajmit Thu, 21 Sep 2017 21:24:04 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=4.7.6 Topalli: Vetëvendosja është zgjidhje për Ferizajn http://ferizajpress.com/topalli-vetevendosja-eshte-zgjidhje-per-ferizajn/ Thu, 21 Sep 2017 21:23:44 +0000 http://ferizajpress.com/?p=156878 Faton Topalli nga rradhat e Lëvizjes Vetëvendosje po ashtu kandidat pë komunën e Ferizajit gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore tha se ne kemi shumë zgjedhje dhe vetëm një zgjidhje është “Vetëvendosje”, ashtu si u dëshmua në zgjedhjet nacionale të 11 Qershorit, shtoi ai.

Sipas tij prioritet është shëndetësia dhe arsimi.

Ai përmendi kabinetet në shkolla, dhe po ashtu dollapet, shpërndarja e shujtave në shkolla si në Prishtinë dhe shujtat e tilla të jenë përballuese për Komunën.

Ndërsa, sa i përket shëndetësisë ai tha se në Ferizaj tha spitalet janë në gjendje të rëndë higjenike.

]]>
Fazliu: Kandidatët për Ferizaj tregojnë përalla http://ferizajpress.com/fazliu-kandidatet-per-ferizaj-tregojne-peralla/ Thu, 21 Sep 2017 21:19:21 +0000 http://ferizajpress.com/?p=156875 Bashkim Fazliu nga Iniciativa qytetare e Ferizajit gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore tha se nga prezantimet hyrëse të kandidatëve të Komunës së Ferizajit nuk ka pasur asnjë premtim konkret. Sipas tij kandidatët për Ferizaj po tregojnë përalla në emision.

Ai garanton që brenda 4 viteve do të mund të punësoj 10,000 qytetarë.

]]>
Aliu: Ferizajt do ia kthejmë zhvillimin ekonomik http://ferizajpress.com/aliu-ferizajt-do-ia-kthejme-zhvillimin-ekonomik/ Thu, 21 Sep 2017 21:15:01 +0000 http://ferizajpress.com/?p=156872 Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës në debatin për Ferizajn në “Tribuna Zgjedhore” ka thënë se ndër prioritet e tij për këtë komunë do të jetë fuqizimi i Kuvendit Komunal, pasi që ai nuk është në nivelin e duhur.

Sipas tij Kuvendi nuk duhet të ndikohet nga niveli qendror, por që duhet debatoj dhe të bëjë zgjidhje për hallet e qytetarëve të Ferizajt.

Ai ka thënë se programi i tij është kryekëput zhvillim ekonomik, pasi që kjo gjë i mungon këtij qyteti.

Megjithatë ai nuk ka lënë pas edhe fushën e arsimit dhe shëndetësisë të cilat ka thënë se do jenë prioritet i programit të tij./GazetaTribuna/

]]>
Rexhepi: Prioritet shëndetësia http://ferizajpress.com/rexhepi-prioritet-shendetesia/ Thu, 21 Sep 2017 21:10:48 +0000 http://ferizajpress.com/?p=156868 Amir Rexhepi nga rradhat e AKR-së në emisionin Tribuna Zgjedhore tha se për 4 vite mandat do kenë nëse do fitojnë zgjedhjet e 22 tetorit do kenë shumë prioritete. Por prioritet parësor do kenë shëndetësinë

]]>
Sfarqa: Fusha e arsimit ne Ferizaj është depolitizuar http://ferizajpress.com/sfarqa-fusha-e-arsimit-ne-ferizaj-eshte-depolitizuar/ Thu, 21 Sep 2017 21:08:03 +0000 http://ferizajpress.com/?p=156864 Muharrem Sfarqa kryetari aktual i Ferizajt në debat me kandidatët e të gjitha subjekteve politike për të parin e kësaj komune në “Tribunë Zgjedhore” ka thënë se Ferizaj, ka pasur dhe vazhdon të ketë investime të shumta kapitale dhe investime të shumta në infrastrukturë.

Duke iu përgjigjur kritikave të rivalëve të tij politik, Sfarqa ka thënë se udhëheqja e tij ka shtuar numrin e kujdestarëve në qendra të mjekësisë familjare, por që qytetit i mungon ende ndërtimi i spitalit rajonal i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për këtë qytet.

Ai ka thënë se fakti që pikërisht rivalët e tij politik janë drejtorë shkollash dëshmojnë më së miri që arsimi në këtë qytet nuk është i politizuar./GazetaTribuna/

]]>
Aliu: Sfarqa më shumë është marrë me improvizime http://ferizajpress.com/aliu-sfarqa-me-shume-eshte-marre-me-improvizime/ Thu, 21 Sep 2017 21:03:02 +0000 http://ferizajpress.com/?p=156857 21.09.2017. Agim Aliu në emisionin Tribunë Zgjedhore i ka thënë Muharrem Sfarqes që është marrur më shumë me improvizime. Dhe se njerëzit që jetojnë në Ferizaj i dinë shumë mirë këto improvizime dhe çështjen e urbanizmit

]]>
Topalli: Në Ferizaj nuk ka as inspektoriat të Urbanizmit http://ferizajpress.com/topalli-ne-ferizaj-nuk-ka-as-inspektoriat-te-urbanizmit/ Thu, 21 Sep 2017 20:58:32 +0000 http://ferizajpress.com/?p=156854 21.09.2017. Faton Topalli nga rradhat e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore tha se rrugët e Ferizajit duhet të ketë vend për të kaluar nënat me karroca , dhe se në urbanizëm nuk ka as drejtor e as inspektoriat

]]>
Sfarqa: Kam përfunduar mandatin pa asnjë aferë korruptive http://ferizajpress.com/sfarqa-kam-perfunduar-mandatin-pa-asnje-afere-korruptive/ Thu, 21 Sep 2017 20:54:29 +0000 http://ferizajpress.com/?p=156851 21.09.2017. Kryetari i deri tanishëm i Ferizajit Muharrem Sfarqa gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore tha se jam kryetari i parë që po e përfundojë mandatin pa afera korruptive, dhe se gjatë këtyre 4 viteve vetëm është punuar dhe investuar në këtë vend ku edhe ka ndikuar në mirëqenien e banorëve të Ferizajt

]]>
Berisha premton vende pune për çdo familje skamnore në Ferizaj http://ferizajpress.com/berisha-premton-vende-pune-per-cdo-familje-skamnore-ne-ferizaj/ Thu, 21 Sep 2017 20:50:18 +0000 http://ferizajpress.com/?p=156848 Besnik Berisha kandidat për kryetar të Ferizajt nga Nisma për Kosovën ka thënë se qëllim parësor i tij dhe i partisë së tij është luftimi i korrupsionit.

Ai në debatin për komunën e Ferizajt në “Tribunë Zgjedhore” ka thënë se pa e luftuar korrupsionin nuk do mund të punohet në asnjë fushë tjetër.

Berisha ka thënë se ata do i kushtojnë rëndësi të madhe transparencës, pasi që sipas tij Ferizaj ka pasur mjaft shumë projekte por ato janë keqpërdorur.

Gjithashtu në projektin e tij politik ai ka thënë se përfshihen edhe ndërtimi i impianteve, kanalizimit si dhe ndërtimi i çerdheve.

Berisha në “Tribunë Zgjedhore” ka premtuar nga një vend pune për një anëtar të çdo familje skamnore në Ferizaj.

Ndërsa gjithashtu ka thënë se do e ulin numrin e papunësisë.

]]>
Përplasen për ujin, kandidatët për Ferizajn akuzojnë Sfarqen http://ferizajpress.com/perplasen-per-ujin-kandidatet-per-ferizajn-akuzojne-sfarqen/ Thu, 21 Sep 2017 20:45:48 +0000 http://ferizajpress.com/?p=156845 21.09.2017.
Muharrem Sfarqa kandidati aktual i Ferizajt në debat me kandidatët e të gjitha subjekteve politike për të parin e Ferizajt në “Tribunë Zgjedhore” ka thënë se kushdo që pretendon në keqpërdorime apo nepotizëm në kohën e udhëheqjes së tij, le ti drejtohet edhe publikut e edhe Gjykatave me fakte, ngase nuk ka asgjë të vërtet në këto akuza.

Amir Rexhepi nga AKR-ja ka thënë se udhëheqja e Sfarqës vazhdon ti lë pa ujë Gremen dhe Komogllavën dhe gjithashtu disa pjesë të qytetit.

Duke thënë se kjo po bëhet qëllimshëm.

Kandidatët e subjekteve politike e kanë akuzuar Sfaqen për neglizhencë të disa fshatrave duke mos u vendosur fare gypa të ujit.

Ndërsa Sfarqa ka thënë se zgjidhja e problemit të ujit në Ferizaj nuk mund të zgjidhet pa një ujëmbledhës, por duke u zotuar se është projekt që do finalizohet dhe do zgjidhet në një afat të shkurtër kohorë.

]]>