20,04,2024

Federata e Volejbollit të Kosovës shpalli Lauratët e vitit 2017, Ferizaj rrëmben shumicën (Foto)

Must Read

12.02.2018. Sot në ambientet sportive të Kolegjit AAB, Federata e Volejejbollit e Kosovës në bashkëpunim me #MKRS, ndau çmimet/mirënjohjet sportive për vitin 2017 në volejboll.

Sot, në ambientet e Kolegjit AAB, Federata e Volejbollit e Kosovës organizoi ceremoninë e ‘Laureatëve të vitit 2017’.
Tek klubet e meshkujve, trajneri më i mirë u shpall, Arsim Lohaj i Lubotenit, ndërsa tek klubet e femrave u shpall, Lorik Ilazi i Dritës.

FVK-ja për herë të parë shpalli edhe çmimin e talentëve të Diasporës, ku u zgjodhën: Fatijon Tasholli (Itali) dhe Leon Dervishaj (Zvicër).

Gjyqtarët më të mirë të vitit u zgjodhën: Ardian Ibraj dhe Istref Elezaj.

Tek femrat, më e mira u shpall Adelajda Prenga nga KV Drita. Ndërsa në formacionin e vitit u zgjodhën këto lojtare: Rukije Muja (Korrektore), Egzona Geci (Qendër), Fjolla Shabani (Qendër), Blinera Jaha (Pasuese), Sherife Behrami (Pranuese), Nazmije Ibrahimi (Pranuese) dhe Adelajda Prenga (Libero).
Tek meshkujt, më i miri u shpall Bardhyl Hajdaraj nga KV Peja. Ndërsa në formacionin e vitit u zgjodhën këta lojtarë: Bardhyl Hajdaraj (Korrektor), Durim Rexhepi (Qendër), Ilir Xhemshiti (Qendër), Driton Bytyqi (Pasues), Skënder Lajqi (Pranues), Faton Mustafa (Pranues) dhe Armend Berisha (Libero).

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img