16,04,2024

Familjarët e Almir Dacit, i vrarë në Siri, hapin dyert e mortit (Video)

Must Read
Almir Daci dhe shtëpia e tij

Familjarët kanë hapur dyert e mortit ndërsa, banorët e fshatit vazhdojnë të kryejnë ritet, megjithëse trupi i tij nuk ndodhet në shtëpi. Fqinjët thonë se nuk dinë si të ngushëllojnë familjarët e tij.

Familjarët thonë jashtë kamerës se nuk duam të prononcohen.

Vëllai i tij Urimi, thotë se lajmin e mori nga kunata, ish – bashkëshortja e Dacit, e cila u ka thënë se ai është vrarë në luftë. Lajmi është konfirmuar edhe nga motra e tij e në Greqi. Të afërmit shprehen se nuk dinë asnjë detaj më shumë për vendin, kohën dhe rrethanat e ngjarjes.

Almir Daci është i treti person i vrarë në Siri nga ky fshat, të cilët kanë luftuar si xhihadistë përkrah ISIS. Pogradeci është rrethi më i madh që ka luftëtarë që luftojnë në Siri.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=leuVVqCxnbw?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Familjarët e Almir Dacit, i vrarë në Siri, hapin dyert e mortit (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img