29,03,2024

Familja e dëshmorit në Ferizaj ruan tankun serb

Must Read

Një tank sovjetik i makinerisë serbe në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt është dëshmi e luftës. Tanku i bombarduar nga NATO’ja u mbrojt pas luftës nga babai i ndjerë i dëshmorit Liman Rekaj, pavarësisht orvatjeve të shumta plaçkitëse për ta copëtuar për skrap. Ushtarët amerikanë ndihmuan familjen që ta zhvendoste tankun para dyerve.

Forcat paramilitare serbe dëbuan civilët nga shtëpitë e tyre që të maskonin makinerinë vrastare. Ky tank ishte fshehur në shtëpinë e dëshmorit të UÇK’së, Liman Rekaj. Por, tanku sovjetik i forcave serbe do të qëllohej nga bombarduesit e NATO’s.

Pas kthimit të refugjatëve në Kosovë, Aziz Rekaj, babai i ndjerë i dëshmorit, kërkoi ndihmën e trupave amerikane për ta nxjerrë tankun prej oborrit. Por do ta ruante me vendosmëri si dëshmi lufte, pavarësisht përpjekjeve për copëtimin e tij për skrap.

Shkolla e fshatit mban emrin e Liman Rekajt të rënë bashkë me 19 shokë në betejën e Koshares, raporton KTV. Rasim Plakaj, shok i fëmijërisë së dëshmorit, thotë se atdhedashuria e Limanit ishte dëshmuar gjatë aktiviteteve vullnetare para se ai të mërgonte në Angli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img