26,04,2024

Faji Espressos ….i thashë… më tha !

Must Read

Një profesor me emër nga qyteti i Ferizajt gjithnjë kur më ka rastisur të pimë kafenë dhe temat që hapen e kurrë nuk mbyllen me të, për shkak se është njohës i thellë dhe respekton mendimin e arsyeshëm të bashkëbiseduesit, një ditë më habiti kur në bisedë e sipër e shprehu mendimin se ; “gjatë bisedës nëpër tryeza dhe takime të zakonshme gjatë jetës, ne përdorim afërsisht dy mijë( 2000), fjalë të gjuhës shqipe! Mua më qeshej se as ato dy mijë fjalë, nuk i dija vetë. Por, për habi gjuhët tjera si ajo Gjermane, Angleze, Kineze etj etj kanë shumë fjalë dhe pasurohen vazhdimisht ndërsa ne kemi gjuhë të vjetër dhe duhet të nxisim mendimin dhe angazhimin për ta lauruar atë vazhdimisht.

Këtë problemin e gjuhës nga profesori e mora si shkas për ta trajtuar një fenomen social në jetën tonë të përditshme, duke u munduar ta zhvesh nga tri problemet  kryesore:a) politike b) ekonomike c ) religjioze

Në zhvillimin e parë edukimi qytetarë kalon nëpër disa”faza”, kur kemi parasysh a) të drejtat civile dhe b) të drejtat politike

Në të drejtat e tyre civile, pa pardon qytetarët nuk i njohin të drejtat e tyre. Edhe pse natyrshëm kur cenohen ato, bëhet pyetja se “ unë kam të drejtë, kjo është e drejta ime ?..”. Ndërsa në të drejtën e tyre politike në vendin tonë gjithçka është e ndërtuar nga miti dhe përralla, duhet të kesh dëshirë të të nxë gjumi për ta besuar se ka të drejta politike.Njerëzit janë vrarë pas luftës në vendin tonë vetëm pse kanë menduar ndryshe.Njerëzit janë internuar e internohen vetëm pse kanë mendimin e tyre. Këtu subjektet nuk janë organizata që synojnë pushtetin për të mirën e përgjithshme, por janë subjekte që synojnë ta bëjnë historinë personale dhe të mirat e përbashkëta si e drejtë e arritjes së tyre duke ua marrë lirinë për 5 minuta një here në kohën e zgjedhjeve, për disa vjetë, pastaj flasim për të drejta.

Në problemet ekonomike mjafton një shikim nëpër portale dhe ne bëjmë bilancin dhe pasqyrat financiare të kompanive botërore dhe korporatave të cilat kemi dëgjuar për to. Ne mund t’ia masim një marketi apo restaurant fitimet dhe humbjet për pak minuta deri sa jemi duke vërejtur ndonjë ndryshim në investimet e tyre, përkatësisht risitë që vërejmë!

Në botën e religjionit ne ndajmë njerëzit në të mirë dhe në të këqij! Ne, sepse asnjëherë nuk jemi përpjekur të bëjmë pyetjen se” kush jam unë!”.Sa e njohim ne të vërtetën dhe a jemi të sigurt se ajo që njohim është e vërteta? Ne flasim për Budën, dhe nuk e dimë se si ishte ai, çfarë tha…? Ne marrim mëkatet e Krishtit , pa e kuptuar sakrificën dhe mesazhin e Zotit që i’a dhuroi atij, ne duhet për çdo gjë ta fajësojmë Islamin sepse nuk e dimë se çfarë jemi ? Ne nuk pyesim asnjëherë që praktika ime, duhet të dëshmojë një besim që i përgjigjet asaj që simbolizon: dashurinë, paqen ,respektin ndaj njeriut …., në qoftë se praktika e dëshmon të kundërtën, ne nuk e dimë më, se ç’është religjioze.

Mendojmë se të gjitha këto tri probleme shtrihen në tavolinë me një ekspresso. Pra fajet i ka espresso. Pse, shtrohet pyetja. Ndoshta gjatë gjithë kohës, ne jemi të prirë gjatë bisedës t’iu drejtohemi njëri-tjetrit me” I thash , …më tha ….,, I kam thënë etj etj . Këto fjalë nuk e kalojnë provën e arsyes dhe shkallët e saj.Atëherë edhe me pak fjalë të kësaj gjuhe të ëmbël, edhe me aq pak argumente si duhet të flasim për tema të cilat njerëzimi ka kohë që i diskuton. Njerëzimi gjuhën e ka simbol për historinë dhe të ardhmen e tij.

Kastriot Bushi

Dushkajë/me Borë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img