24,04,2024

Faik Grainca del para gjyqit, thotë se është i pafajshëm

Must Read

Ferizaj.23.02.2018. Në Gjykatën Themelore të Ferizajt, u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bashkë me Graincën akuzohen edhe dy persona të tjerë për falsifikim dokumenti.
Aktakuzën e ngritur ndaj Graincës e lexoi prokurori Shukri Jashari, i cili tha se Faik Grainca në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Mjedisit në Ferizaj, ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkelur seriozisht të drejtat e personave të tjerë. Jashari tha se Grainca, nuk i ka verifikuar nënshkrimet në peticionin e qytetarëve, të cilat kanë rezultuar të jenë të falsifikuara, edhe pse i pandehuri më parë ka qenë në dijeni se nënshkrimet në peticione janë të falsifikuara dhe si pasojë është lejuar që rruga “Astrit Bytyqi” të mbetet banim kolektiv, edhe pse banorët e kësaj rruge kanë qenë për banim individual.
“Edhe pse qytetarët e kësaj rruge kanë qenë për banim individual, ndërsa si rezultat i peticionit të falsifikuar Kuvendi Komunal ka aprovuar Planin Urbanistik, me çka ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, po ashtu të pandehurit Izer Ramadani dhe Arben Kutrishi kanë përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të tij si origjinal, në atë mënyrë që kanë mbledhur nënshkrime nga banorë të lagjeve e tjera me qëllim që të njëjtat nënshkrime në peticion t’i përdorin si origjinal kinse banorët e lagjes “Astrit Bytyqi” kanë dhënë pëlqime që kjo zonë të mbetet banim kolektiv edhe pse banorët e kësaj lagjeje kanë qenë për banim individual”,tha Jashari.
I akuzuari Faik Grainca dhe dy të akuzuarit e tjerë, deklaruan vetën të pafajshëm kundrejt akuzave të prokurorisë. Grainca tha se pas administrimit të provave do të dëshmohet pafajësia e tij.
“Unë kam thënë disa herë, më vjen shumë keq që prokurori ka ra nën ndikimin e presionit të mediumit të juaj, presionit të OJQ-ve dhe të presionit të Departamentit të Krimeve Ekonomike, që ai zyrtari që ka bërë atë raport është në lidhje familjare me familjen Haliti. Nuk ekziston asnjë provë, absolutisht asnjë provë që mund të më ngarkoj mua për fajësi dhe ka qenë një proces shumë i rregullt dhe çështja do të përfundoj si e tillë. Unë u deklarova edhe në Gjykatë që jam plotësisht i pafajshëm dhe të gjitha provat që janë ngritur shkojnë në favor timin, në mungesë të provave që mund të më akuzojnë ata kanë futur në aktakuzë prova që absolutisht të gjitha shkojnë në favorin tim’’, u shpreh Grainca.
Të akuzuarit u njoftuan nga gjyqtari i këtij rasti Sahit Krasniqi, se kanë të drejtë që brenda 30 ditësh të paraqesin kundërshtimet për aktakuzën.
Të pranishëm në seancë ishin edhe tre të dëmtuarit, sipas pretendimit të prokurorisë, Imri Haliti, Bekim Haliti dhe Orhan Ibrahimi, transmeton Televizioni Tema. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img