25,04,2024

Fahrush Azemi dhe Shemi me këngë në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Must Read

Në prag të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Kosovës Fahrush Azemi në bashkëpunim me Shemsi Krasniqin e “Ilirëve” kanë sjellë për publikun shqiptar këngën me titull “Të kam në zemër Kosovë”

Azemi ka thënë se kjo  është dhurata që ai ka përzgjedhur t’iu japë admiruesve të muzikës së mirëfilltë si dhuratë për ditëlindjen e shtetësisë së Kosovës. Sipas tij, synimi i kësaj kënge është që t’i motivojë të rinjtë që të gjejnë shpresë për të ecur përpara, pavarësisht ballafaqimeve që hasin përgjatë rrugës.

“Mesazhi i kësaj kënge është shpresë për rininë, shpresë për këtë vend. Për me e bë këtë tekst së pari më është dashur t’i jap vetes shpresë. Sikur shumë të tjerë që bisedojnë për zhgënjimin shpesh, por kur mendova thellë në vetvete, e pash që nuk kemi shumë të drejtë të zhgënjehemi. Kemi qenë në pozita më të vështira, e kemi bërë ballë. Kurse tani i kemi punët më mirë se asnjëherë. Dhe teksti burojë nga kjo ide”, ka thënë Azemi.

Inspirimi për të ardhur me një këngë të tillë Azemi  ka thënë  t’i ketë ardhur nga një postim spontan të një kënge të atdhetarit Jusuf Gërvalla, për të cilën kishte marrë shumë komente dhe kërkesa pozitive nga ata që e kishin dëgjuar.

“Kolegët me të cilët bashkëpunoj e mirëpritën shumë, gjatë demos vendosëm t’i fusim edhe disa bashkëpunëtorë tjerë, Shemin e ‘Ilirëve’, i cili pranoi bashkëpunimin me kënaqësi”,ka thënë Azemi.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img