26,04,2024

“Ezel”, gabimi interesant që u zbulua shumë kohë më vonë (Video)

Must Read

Megjithëse ka përfunduar më shumë se gjashtë vjet më parë, seriali “Ezel” vazhdon të ndiqet dhe debatohet ende në Turqi dhe më gjerë.

Kjo ka bërë që një gabim i pabesueshëm të vihet re vetëm tani nga shikues të kujdesshëm.

Gabimi i dalluar së fundmi ka ndodhur në seritë e fundit të serialit, një ndër prodhimet më të suksesshme të kinematografisë turke. Në skenën kur “Daja Ramiz” po jepte shpirt pasi ishte qëlluar, në pemën pas tij dhe “Ezelit” shihet teksa urinon një burrë. Skena zgjat vetëm pak
sekonda dhe duhet një sy i kujdesshëm për ta dalluar.

Kjo skenë që ka përlotur shikuesit shihet dhe shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale ende, ku edhe është më e vështirë që gabimet të kalojnë
pa u vënë re.

Shumë komentues në rrjetet sociale kërkonin “rehatinë” e burrit që urinon teksa Daja Ramiz jepte shpirt.

Personazhi i Dajës Ramiz, i cili u luajt nga Tuncel Kurtuz, ishte më emblematiku i serialit që u shikua shumë edhe në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img