20,04,2024

Është arritur marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi

Must Read

Gazeta Express merr vesh se vizita e Kryeministrit të Malit të Zi ka dhënë fryte. Dy palët kanë arritur marrëveshje për demarkacionin.
Vizita e Kryeministrit të Malit të Zi Dusko Markovic në Prishtinë përfundimisht pritet ta zgjidh cështjen e demarkacionit e cila po e mban të bllokuar Kosovën tash e tre vjet.

Gazeta Express merr vesh nga burimet se Markoviq gjatë takimeve në Prishtinë me liderët kosovarë ka gjetur gjuhë të përbashkët për cështjen e kufirit.

Një burim i besueshëm i ka thënë Gazetës Express se Prishtina dhe Podgorica kanë rënë dakord që në ditët në vijim të kenë një komunikim intensiv që do ta prodhojë zgjidhjen.

“Dy delegacionet e larta janë dakorduar që të ketë një komunikim intensiv ditëve të ardhshme në të gjitha nivelet dhe të shihet se ku mund të jenë bërë gabimet. Pastaj do t’i hapet rrugë ratifikimit me një procedurë të shpejtë. E gjitha do të kryhet gjatë muajit shkurt” ka thënë një zyrtar i lartë për Gazetën Express.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img