24,04,2024

Ermal Fejzullahu ka një kritikë të fortë për Dafina Zeqirin

Must Read

Disa ditë më parë ai u kthye në personazhin kryesor të mediave roze, me super festën që u organizua me rastin e 30-vjetorit të lindjes.

E ftuar në ditëlindjen e Ermal Fejzullahut ishte edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, për të cilën Ermali ka bërë një deklaratë vërtet të fortë.

I ftuar në emisionin “Mirage” në rubrikën “Kë zgjedh” ai është vënë përballë zgjedhjes së Dafina Zeqirit dhe Nora Istrefit se cilën pëlqen më shumë prej tyre. Këngëtari ka treguar se në fëmijëri ka jetuar në një shtëpi me Norën, ndërsa Dafinës i ka bërë një kritikë të hapur.

“Të dyja i kam shoqe shumë të mira. Me Norën jemi rritur bashkë. Me Norën kemi jetuar edhe në një shtëpi madje kur kemi qenë fëmijë. Familjet tona kanë jetuar bashkë kemi patur afrimitet. Me Dafinën  gjithashtu jemi rritur por në muzikë. Për Dafinën e kam një kritikë që duhet të merret pak më shumë me vendin e vet, ti kthehet këngëve shqip sepse ajo është artiste e vërtetë dhe mundet të bëjë këngë shumë të mira. Mos të merret veç me Amerikën, se në Amerikë ka boll. Kosova ka nevojë për të”, është shprehur ai.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img