29,03,2024

Ëndrra e Havës, të punoj shofere autobusi

Must Read

Hava Muhaxhiri, një vozitëse e autobusit nga qyteti i Ferizajt, e cila posedon patentë shoferin me kategorinë D1, nuk po mund të gjej punë.

Në një lidhje direkte të emisionit “Ora e Fundit” në Klan Kosova, Muhaxhiri ka treguar sa shumë e do timonin.

“Unë e dua timonin, por nuk po mund të gjejë punë”.

“Kam shkuar nëpër disa kompani, ua kam treguar patentë shoferin, por më kanë thënë ti je femër, edhe pse përgjigje nuk kam marrë ende, unë pres derisa të më lajmërojnë”.

Ajo më tutje tregoi se ka vite me radhë që lajmërohet në qendrën për punësim, por asnjëherë nuk i është ofruar punë.

“Që 20 vjet lajmërohem në qendrën për punë, por s’më është ofruar asnjëherë”.

“Kam vozitur autobusë prej këtu deri në Gjilan, nuk frikësohem, por ata nuk po më besojnë”.

“Pasi i posedoj këto kategori, kam dëshirë të vozisë makinë të madhe jo të vogël”.

E në fund, Hava Muhaxhiri tha se shpreson se dëshira për t’u punësuar si shofere e autobusit, t’i plotësohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img