26,04,2024

Elmi Reçica përsëri pjesë e Kuvendit, vetëm në Ferizaj mori 8 mijë vota

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës doli partia e tretë në zgjedhjet e përgjithshme të gjashtë tetorit.

Edhe pse u rendit e treta pati komuna të shumta në të cilat PDK-ja mori vota më shumë se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja.

Pas publikimit të rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor të dala nga votat e rregullta, duke mos llogaritur ato të diasporës dhe me kusht tanimë kanë filluar të dihen edhe votat për kandidatë për deputet të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Reçica tha se mori  afro 8 mijë vota në Ferizaj, por edhe shumë të tjera në qytete të tjera.

“Së pari, i uroj gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për zgjedhjet e organizuara në nivel të shkëlqyer, të lira dhe demokratike, duke dëshmuar pjekuri politike e demokratike. Sipas të dhënave të deritanishme të rezultateve zgjedhore të Zgjedhjeve të Parakohshme të 6 tetorit për Kuvendin e Kosovës, rezulton se kam arritur të marr besimin e qytetarëve të Kosovës dhe të fitojë votat e mjaftueshme që të jem deputet në Kuvendin e Kosovës, duke u mbështetur nga qytetarët e Ferizajt me rreth 8000 vota si dhe nga të gjitha qytetet e tjera të Kosovës”, tha Reçica.

Ai shtoi se është falënderues dhe mirënjohës ndaj qytetarëve që i besuan dhe e përkrahën që të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës për të ushtruar funksionin  në interesin më të mirë të Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në vend.

Ndërsa krahasuar me përqindjet e përgjithshme të PDK-së, kësaj partie parashihet t’i takojnë 26 vende në Parlamentin e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img