20,04,2024

Ekipet që Barca dëshiron t’i shmang në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Must Read

Nesër (e enjte) shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë do të bëjë hedhjen e shortit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
32 skuadrat pjesëmarrëse në sezonin 2017/2018 do të mësojnë kundërshtarët për fazën e grupeve.
Barcelona si kampione e La Ligas do të jetë pjesë e vazos A, së bashku me skuadra si Real Madrid, Atleticon, Bayern Munich, Manchester City, Juventus e PSG.
Sport.es ka parashikuar kundërshtarët më të vështirë të mundshëm për Barcelonën në këtë fazë, ku në vazon e dytë cek Romën, me të cilën katalanët janë përballur vitin e kaluar dhe janë eliminuar në çerekfinale.
Skuadër që Barcelona dëshiron të shmangë në vazon e tretë është Liverpooli, ndërsa në vazon e katërt Interi, që rikthehet pas disa viteve në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img