28,03,2024

Edhe pse akuzohet për vjedhje të rëndë, Loredana sillet si ‘Boss’

Must Read

Reperja Loredana Zefi të premten u komentua në media kinse se Zvicra ia ka bllokuar xhirollogaritë për shkak të akuzave drejt saj për marrjen e parave te një çifti zviceran.

Ishin mediat zvicerane të cilat kishin raportuar për këtë gjë. Por çka po bën Lori pas këtyre akuzave të reja drejt saj.

Ajo siç duket po i kalon shumë lehtë dhe po vazhdon të merret me karrierën profesionale, ku së shpejti do publikoi edhe projektin e saj me të ri.

Lidhur me raportimin e mediave se iu kanë bllokuar të gjitha xhirollogaritë bankare, Loredana nuk e ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë.

Ajo sapo e ka postuar një foto në ‘Instagram‘, me flokë kaçurrele me një makijazh profesional ku po duket shumë e bukur. ‘Mace‘, ka shkruar ajo në imazhin e mëposhtëm që ka publikuar.

Akuzat se ajo ka marrë miliona pa leje ende mbeten në gjykatë, pra lënda e saj vazhdon të shqyrtohet pasi që ende nuk ka fakte që i argumentojnë akuzat drejt Loredanës.

‘Labyrinth‘, është projekti i fundit i publikuar nga Loredana, disa xhirime të cilat i ka kryer në Kosovë.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img