28,03,2024

Edhe në Ferizaj shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Must Read

Në Ditën Botërore të Vullnetarizmit, sot në Ferizaj, në organizim të sektorit të rinisë dhe organizatës IPEDU, është organizuar një tryezë në të cilën është folur për vullnetarizmin dhe rolin e tij në shoqëri.

Folësit më këtë rast kanë vë në dukje se vullnetarizmi si kreaturë sociale që nga pas lufta ka nisë të zhvillohet edhe në komunën e Ferizajt.

Sektori i Rinisë, me mirënjohje ka nderuar një numër të vullnetarëve për kontributin që kanë dhënë në këtë fushë. Puna vullnetare e organizuar është kreaturë sociale, në të cilën njerëzit e vullnetit të mirë, në bazë të vendimit të lirë veprojnë pa kurrfarë kompensimi, në dobi të njeriut, grupit apo të bashkësisë së gjëra, është thënë sot në një tryezë të organizuar me rastin e 5 dhjetorit –Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Me  këtë rast të rinjët vullnetare kanë pasur rastin të dëgjojnë përvojat e bashkëmoshatareve në këtë fushë e cila tek ne është aktive që nga pas lufta.

Edhe pjesëmarrësit tjerë kanë spikatur rolin dhe kontributin e vullnetarizmit në shoqëri duke u ndalur veçmas tek kjo fushë në komunën tonë.

Drejtori i drejtorisë komunale për rini, kulturë dhe sport, Naim Ferati, ka thënë se të jesh vullnetarë do të thotë të kryesh shërbime në të mirë të të tjerëve, në të mirë të komunitetit. Madje ka shtuar se edhe drejtoria që ai drejton funksionon mu nga puna vullnetare që bëhet nga qytetarët, të rinjtë dhe profesionistët e fushave të ndryshme.

Në anën tjetër edhe Ramush Leka nga organizata IPEDU, ka thënë se vullnetarizmi ka një shtrirje pothuajse në tërë botën dhe se përfaqëson një kreaturë sociale. Sipas tij nga vullnetarizmi përfitues janë të gjithë, si vullnetari ashtu edhe ai që ndihmohet.

Me këtë rast me mirënjohje janë shpërblyer disa prej nxënësve që kanë dhënë kontribut në punën vullnetare.

Ndryshe, vullnetarizmi përfshinë një gamë të madhe të veprimeve, si në ndihmë personave me aftësi të kufizuar, në ndihmë familjeve të varfra, përkujdesje ndaj të moshuarve , integrimi në shoqëri të të rinjëve etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img