24,04,2024

Edhe miqtë e braktisin Muharrem Svarqën në Ferizaj, e quajnë gënjeshtar

Must Read

Kryetarit aktual të Ferizajt, Muharrem Svarqës, tash sërish kandidat i LDK-së për kryetar, i cili do të matet me Agim Aliun në balotazh, i janë kthyer kundër edhe miqtë e tij.
Madje, jo vetëm që nuk po i besojnë, por edhe po e quajnë gënjeshtar.

Para disa ditësh edhe ish-miku i Svarqës, shkrimtari Faruk Tasholli, e ka quajtur atë gënjeshtar, duke tërhequr paralele me logjikën serbe për gënjeshtrën dhe Dobrica Qosiqin.

DISA BALOTAZHISTË MA KUJTOJNË DOBRICA QOSIQIN

Disa kandidatë për kryetarë komunash në blotazh, sidomos ata që kanë më pak vota se kundërshtarët e vet, me qëndrimet e tyre, me fjalët e tyre, ma kujtojnë një thënie të „babit të popullit serb“ Dobrica Qosiq:

„Rrena është virtyti më i mirë i popullit serb. Ne rrejmë ta mashtrojmë veten, t’i inkurajojmë të tjerët,ne rrejmë për falje,ne rrejmë se kemi mbisunduar frikën, rrejmë që ta fshehim mjerimin tonë.Rrena është formë e patriotizmit tonë dhe vërtetim i intelegjencës sonë. Ne rrejmë me inkurajim dhe me kreativitet…”, ka shkruar Tasholli./Lajmi.net

Artikulli origjinal: http://lajmi.net/edhe-miqte-e-braktisin-muharrem-svarqen-ne-ferizaj-e-quajne-genjeshtar/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img