19,04,2024

E tërë Franca mbyllet, qytetarët mund të dalin me leje të veçantë dhe nëse i kanë një nga pesë arsyet e vëna nga qeveria

Must Read

Në tërë territorin e Francës sot në orët e para të pasdites ka filluar karantinimi i banorëve me urdhër të qeverisë, më qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e coronavirusit, e masa të tilla kurrë më parë nuk janë vënë në Francë.

Rreth 67 milionë francezëve u është bërë thirrje që për dy javë të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç nëse u duhet patjetër – e atë mund të mund ta bëjnë për t’u furnizuar me artikuj ushqimor apo për shkaqe shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Këto masa janë vënë në kuadër të planit qeveritar për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës COVID-19. E të gjithë ata që dalin jashtë, obligohen ta kenë me vete dëshminë dhe arsyetimin për lëvizje nëpër qytet, ka njoftuar ministri francez i Punëve të Brendshme, Kristof Kastaner.

Qytetarët që dalin jashtë dhe nuk kanë një leje apo më mirë thënë një dëshmi të tillë, do të dënohen me para në vlerë deri në 135 euro.

Gjatë dy javëve, francezët do të mund të dalin jashtë nëse ekzistojnë pesë arsye për këtë. Ato janë – shkuarja në punë nëse aktivitetet e punës nuk janë të mundura të kryhen nga shtëpia, ddalja për t’u furnizuar me artikujt të ndryshëm ushqimor dhe sanitar, dalja për arsye shëndetësore si dhe për arsye familjare (për të ndihmuar të moshuarit apo të kujdesen për fëmijët e të afërmve) si dhe dalja në afërsi të shtëpisë për nevoja fiziologjike për kafshët e tyre shtëpiake.

Dokumenti që është i qasshëm në ueb-faqen e ministrisë dhe nëpër mediat franceze, mund të shkruhet edhe me dorë dhe duhet të ketë arsyet, të dhënat personale dhe nënshkrimin.

Rreth 100 mijë pjesëtarë të forcave të rendit do të angazhohen për të monitoruar kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në tërë territorin e Francës. Ndërkaq kujtojmë që në Francë janë konfirmuar më shumë se 6 mijë raste me coronavirus, kurse 148 tjerë kanë humbur jetën./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img