29,03,2024

E para e këtij lloji në Kosovë, hapet Ambulanca Veterinare Shkollore në Ferizaj

Must Read

Dhjetëra mësimdhënës, nxënës e personel i shkollës së agrobiznesit “Zenel Hajdini” ishin mbledhur për ta pritur të parin e Ferizajt, Agim Aliu në inaugurimin e një projekti të veçantë, të parin e këtij lloji në nivelin e mesëm arsimor në Republikën e Kosovës – atë të Ambulancës Veterinare Shkollore.

E ky i fundit, bashkë me drejtorët komunal, pa hapësirat e mirëfurnizuara me materiale të nevojshme për zbatimin praktik të dijeve nga lëmia e kujdesit e shëndetit të kafshëve. Ky investim i Komunës që mori një kosto jo shumë të lartë paraqet vizionin e sendërtimit të dijeve shkollore në praktikë pune për nxënësit e shkollës së agrobiznesit.

Falënderues e mirënjohës për këtë investim në institucionin që drejtojnë ishin edhe drejtori e zv.drejtorja e këtij institucioni shkollor, për çka rezervuan mirënjohjen për kreun e Komunës për jetësimin e një projekti kaq me peshë drejt konkretizimit të planeve mësimore e profileve profesionale që ka kjo shkollë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img