19,04,2024

E frikshme, vogëlushi rrezikon jetën pasi kafshon një ndër ushqimet më të konsumuar nga fëmijët

Must Read

Një incident i frikshëm që u duk se erdhi nga hiçi ka terrorizuar prindërit e një djali 9-vjeçar, të cilit i ndaloi zemra sapo i dha kafshatën e parë një hot dog-u. Ngjarja ndodhi në Turqi.

Djali nuk u mbyt, por kafshata e madhe që ai kishte bërë i kishte stimuluar nervin e quajtur ‘‘vagus’’, që del nga truri dhe përshkon qafën, duke lidhur organet, përfshirë këtu zemrën. Një gjë e tilë shkaktoi një ritëm anormal të zemrës që e bëri atë të ndalonte. Por, ndërkohë që një arrest kardiak i tillë zakonisht shkakton vdekjen, ky nuk ka qenë rasti i 9-vjeçarit, të cilit iu dha menjëherë ndihma e parë dhe shpëtoi falë përdorimit të defribilatorit. Rasti i vogëlushit është publikuar në revistën ‘Pediatrics’ dhe ekspertët thonë se bëhet fjalë për një sindromë të rralë të quajtur Brugada dhe që zakonisht diagnostikohet rreth moshës 42-vjeçare. Kjo sindromë, që zakonisht nuk ka simptoma, ka të bëjë me anomali elektrike që prekin zemrën./ Burimi ”ikub.al”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img