20,04,2024

Dy të arrestuar në Prishtinë për “Fajde”

Must Read

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar dje një operacion të suksesshëm policor lidhur me rastin ‘Fajde’, njofton sot Policia e Kosovës.

Si rezultat i veprimeve policore është kontrolluar një banesë e cila dyshohet se është prone e personave të dyshuar, si dhe janë arrestuar dy meshkuj K-shqiptarë me dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në dhënie të parave me fajde, vepër kjo e sanksionuar në bazë të nenit 343 të KPRK-së.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar, dyshohet se gjatë vitit 2015 viktimës mashkull K-shqiptar i kanë dhënë me fajde para në shumën prej 31.850 euro, ndërsa i dëmtuari ua ka dhënë-kthyer deri me tani 57.300 euro .

Njësitet policore gjate realizimit të bastisjes kanë sekuestruar një armë pistoletë, e cila dyshohet se mbahej pa leje nga personat e dyshuar.

Të dyshuarit M.B. viti i lindjes 1957 dhe F.B. viti i lindjes 1983, pas intervistës me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img