20,04,2024

Dy shkolla profesionale të Ferizajt nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Agjencionin Austriak për Zhvillim

Must Read

Shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” dhe Shkolla e mesme Teknike “Pjetër Bogdani”  sot në Prishtinë kanë nënshkruar  një  marrëveshje  bashkëpunimi me Agjencionin Austriak për Zhvillim ADA, në kuadër të projektit ALLED2 “Harmonizimi i  Arsimit dhe Aftësimit  me nevojat e tregut të punës”.

Këto marrëveshje janë nënshkruar në mes të  Znj. Efka Heder, udhëheqëse e Projektit ALLED 2 dhe drejtorëve të shkollave profesionale në Ferizaj, Abdullah Imeri dhe Isuf Qalaj dhe  zyrtares komunale për shkolla të mesme Sadije Hajdini.

Në këtë takim  zëvendës ambasadori  i Ambasadës  së Austrisë, Gunther Zimmer, drejtori i Agjencionit  Austriak për Zhvillim

Zimmer tha se Qeveria Austriake  vite me radhë është duke zhvilluar këtë projekt përmes të cilit  po krijohen kushte për  rritjen e cilësisë  së programeve  arsimore dhe aftësimin për tregun e punës si dhe  po mbështet përshtatjen e  kornizës legjislative  dhe mekanizmave  si një parakusht  për rritjen e punësueshmërisë.

Ndërsa  znj. Efka Heder , udhëheqëse e projektit tha se   “Me këtë projekt jemi të  fokusuar   në harmonizimin  e arsimit me tregun e punës, në ndërtimin e  modeleve dhe masave konkrete të bashkëpunimit  ndërmjet arsimit  dhe aftësimit  dhe sektorit  privat me efekte sistematike.   Projekti ALLED2  do të mbështesë përmirësimin  e programeve të AAP-së si dhe cilësinë e proceseve  mësimorë dhe të nxënit në sektorët e bujqësisë, përpunimit të ushqimit, inxhinieri mekanike dhe energji. Duam që përmes këtij projekti këto shkolla të jenë elite në Kosovë”

Gjatë implementimit të projektit ALLED1  shumë shkolla janë pajisur me pajisje dhe punëtori për  zhvillimin e mësimit praktik e cila do të ndikoj drejtpërsëdrejti në  arritjen e kompetencave profesionale te nxënësit.

Ndërsa shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë me këtë marrëveshje për herë të parë  ka filluar bashkëpunimin dhe pret që kjo do të jetë një ndihmë e madhe për arsimin profesional në Ferizaj si dhe për profilet që ka në këtë shkollë.

Drejtori i shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj është shprehur shumë i kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe pret që përmes këtij projekti nxënësve tu ofrohen kushte për përgatitje profesionale.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishin  20 shkolla profesionale të Kosovës, 12 prej të cilave për herë të parë janë bërë pjesë e projektit ALLED2.  

ALLED2 është një projekt që financohet nga BE, si pjesë e IPAII(2017)  për Kosovën me bashkëfinancim të ADS-së (Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim). Sipas IPAII, vendimi  për financimin e projektit realizohet nga Agjencia Austriake  për Zhvillim (ADA)  e përfaqësuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Zyra në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img