25,04,2024

Dy pulla postare në 45-vjetorin e baletit kosovar 

Must Read

Prishtinë, 1 dhjetor 2017 – Posta e Kosovës ka emetuar të premten dy pulla postare me rastin e 45-vjetorit të themelimit të trupës së baletit kosovar.

Trupa e parë e Baletit të Kosovës u formua në vitin 1972 në kuadër të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Gjenerata e parë dha një kontribut të çmuar në krijimin e skenës së artit në Kosovë. Me punën e madhe dhe përkushtim u përgatitën shumë shfaqje, siç janë “Sokoli & Mirusha”, “Halili & Hajria”, “Bolero”, “Legjenda mbi ngadhnjimin”, “Romeo dhe Xhulieta”, “Kenga e Rexhes” “Besa”, “Don Kishoti”, “Fyelltari”, “E bukura More” etj.

Ata gjithashtu morën pjesë shumë herë në Festivalin Ndërkombëtar “Bienalja e Baletit” në Lubjanë dhe në “Lojërat Verore në Dubrovnik”.

Në vitin 1991, regjimi serbe i hoqi me dhunë nga teatri kërcimtarët e baletit të Kosovës. Ata kthyen në teatër në vitin 2001 me shfaqjen “Fyelltari” e cila korri një sukses të jashtëzakonshëm.

Baleti kosovar ka shfaqur shumë shfaqje të suksesshme, moderne dhe klasike. Pasi u rigrupua baleti, trupa punoi shumë ngushtë me koreografin shqiptar Gjergj Prevazi duke arritur suksese të njëpasnjëshme, dhe ishte një tregues se Baleti i Kosovës është me të vërtetë një trup profesionistësh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img