25,04,2024

Dy mijë e 400 kërkesa për t’u kthyer në Kosovë, me 20 dhe 21 prill organizohen fluturimet e para

Must Read

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një shkrimi adresuar mediave ka treguar se aktualisht po vazhdon kthimi i organizuar i rasteve emergjente.

MPJD gjithashtu tregoi se deri tash janë bërë 2400 kërkesa për t’u rikthyer në kosovë, 600 prej të cilave janë raste emergjente.

Me datën 20 prill organizohet fluturimi i parë nga Zvicrra për t’u kthyer në Kosovë. Ndërsa me 21 prill do të organizohet fluturim tjetër nga Turqia.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë nga MPJD

MPJD: Vazhdon kthimi i organizuar i rasteve emergjente, kërkohet durim deri në kalimin e rrezikut nga pandemia

Prishtinë, 18 prill 2020 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Ministria e Shëndetësisë (MSh) dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit (MIA), kanë përfunduar organizimin e dy fluturimeve të radhës për kthimin e një numri të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbetur jashtë vendit për shkak të masave kufizuese të ndërmarra në gjithë botën për parandalimin e pandemisë së COVID-19.

Më 20 prill do të organizohet fluturimi i parë nga Zvicra, ndërsa me 21 prill do të organizohet fluturimi nga Turqia. Tashmë është plotësuar numri i qytetarëve të lejuar për këto fluturime, duke u bazuar në kufizimet e caktuara nga MSh, kufizime këto që varen nga kapacitetet karantinuese dhe të kontrolleve mjekësore në Republikën e Kosovës. Në këto fluturime janë përfshirë qytetarë të Republikës sonë të cilët kanë emergjenca dhe një pjesë e madhe e tyre janë pacientë të cilët janë mjekuar jashtë vendit, apo persona që kanë mbetur pa financa dhe pa strehim gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Si MPJD, nëpërmjet misioneve tona aktualisht kemi rreth 2,400 kërkesa për t’u kthyer në Republikën e Kosovës, 600 nga të cilat janë raste emergjente. Ne në vazhdimësi jemi duke mbledhur informacion edhe për kërkesat e reja dhe këto informacione po i përcjellim tek MSh. Në momentin e parë kur të lirohen kapacitete të karantinimit, pas njoftimit nga MSh ne nëpërmjet Ambasadave tona dhe në koordinim me MIA do të organizojmë fluturime të reja edhe nga vendet e tjera.

Ne e kuptojmë që kjo periudhë është veçanërisht e vështirë për personat që kanë mbetur jashtë Republikës së Kosovës dhe duan të kthehen dhe po punojmë që ky kthim të ndodhë sa më parë. Por, duhet ta kemi parasysh që kthimi duhet të ndodhë në përputhje me kapacitetet shëndetësore që i ka vendi ynë, përndryshe ne do të rrezikonim personat të cilët i kthejmë, më të dashurit e tyre dhe do ta përkeqësonim situatën e përgjithshme shëndetësore në vend duke ia zgjatur jetën pandemisë.

Së bashku, le të bëjmë kujdes dhe durim deri në kalimin e kësaj gjendjeje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img