25,04,2024

Dua Lipa para performancës në finale të Ligës së Kampionëve, parashikon fituesin mes Liverpoolit dhe Realit

Must Read

Kanë mbetur edhe disa orë para fillimit të finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Liverpool dhe Real Madrid do të takohen në Kievi të Ukrainës për trofeun të çmueshëm të ligës elitare evropiane për klube.

Shqiptarët kanë edhe një arsye më tepër për ta parë ndeshjen kryesore pasi që në ceremoninë e finales do të performojë Dua Lipa.

Kjo e fundit do të këndojë disa prej hiteve që ka sjell ndër vite, si “New Rules”, “New Love” dhe “IDGAF”.

Ajo ka dhënë edhe parashikimin e rezultatit final, ku ka pohuar se do të triumfojnë anglezët e Liverpoolit me rezultat 3-2 ndërsa edhe ju mund t’i dërgoni këngëtares rezultatin final të takimit përmes llogarisë së Ligës së Kampionëve në Instagram.

Theksojmë se qindra miliona njerëz pritet ta shikojnë takimin më të rëndësishëm të kësaj gare prestigjioze të kontinentit tonë.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet nesër (26 maj me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img