24,04,2024

Dua Lipa arrin në Prishtinë: Mezi pres t’ju shoh të gjithëve (Video)

Must Read

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sapo ka arritur në Prishtinë.

Ajo ateroi gjatë pasdites së të mërkurës në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, shoqëruar nga stafi i saj.

Telegrafi është gjendur pranë këngëtares në momentin e zbarkimit, e cila nuk ka hezituar që të ndajë shkurt emocionet e saj pas arritjes në Kosovë.

E pyetur se si ka shkuar udhëtimi, Dua përgjigjet duke thënë “Shumë mirë”.

Ajo do të performojë për fansat shqiptarë këtë të premte në festivalin “Sunny Hill”, i cili mbahet në parkun Gërmia.

Për Telegrafin, Dua tregoi se ndjehet shumë e entiziazmuar për performancën esaj.

“Jam shumë e entuziazmuar, mezi po pres me ju pa krejtve. Shihemi!”, ka thënë shkurt Dua për Telegrafin.

E njëjta më pas është shoqëruar nga stafi i saj dhe Policia e Kosovës, për në hotelin ku është përcaktuar të akomodohet gjatë tri ditëve të qëndrimit të saj në Kosovë.

Dua vjen në Prishtinë e shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew (Foto: Telegrafi)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img