19,04,2024

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Ferizaj mobilizohet dhe intensifikon veprimet në zbatim të masave të reja anti-Covid -19

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, është mobilizuar me të gjitha
kapacitetet dhe ka ngritur aktivitete në zbatim të vendimit të Qeverisë së
Republikës së Kosovës lidhur me parandalimin dhe luftimin e pandemisë
COVID-19, për ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe shëndetit publik.
Aktivitetet të shumta të parapara në plan të veprimit siç janë: kontrollimi i
qendrave tregtare, lokaleve afariste me shumicë e pakicë, fushave dhe
sallave sportive, fitneseve dhe kontrollit të mjeteve të transportit urban dhe ndërurban po vazhdojnë gjatë 24 orëve pa ndërprerë.
Kështu që vetëm gjatë tre ditëve të fundit në kuadër te Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj janë shqiptuar rreth 400 fletëparaqitje ndaj
qytetarëve që nuk kanë respektuar masat anti- COVID-19 e gjithë kjo në të
mirë të shëndetit publik.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aktivitete të tilla
edhe në ditët në vijim, andaj lusim qytetaret për respektimin e masave të
parapara në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img