20,04,2024

Drejtoria e Infrastrukturës në Ferizaj, e gatshme t’i jetësojë të gjitha projektet madhore

Must Read

Ferizaj.17.01.2018. Borxhet e shumta që kanë ardhur si një rezultat i një keqmenaxhimi nga ish pushteti qeverisës në planifikimin e projekteve janë bërë sot si problem në drejtorinë për Infrastrukturë.

Bazuar në shifrat që ka ofruar kjo drejtori janë mbi 9-të milion euro borxhe ndaj operatorëve ekonomik apo shprehur ndryshe dy buxhete të kësaj Drejtorie për investime.
Duke u nisur nga kjo drejtori i kësaj Drejtorie, Arbër Bytyqi, ka thënë së u duhen dy vite që kjo drejtori të merret vetëm me borxhet, ndërsa ka shtuar se një pjesë e tyre ka ardhur si rezultat I keq planifikimit të projekteve dhe punës shtesë që kanë bërë kompanitë.

 “Gjendja në Drejtorinë e Infrastrukturës është paka a shumë e ngjashme siç është përshkruar edhe më herët dhe është gjendje e rëndë si rezultat i keqmenaxhimit të qeverisjes së kaluar. Problemi kryesor edhe në këtë drejtori është borxhi i trashëguar . Drejtoria e Infrastrukturës ka një borxh prej 9 milion e 497 mijë euro. Marrë parasysh se buxheti i kësaj drejtorie është diku rreth 5 milion del se vitin 2018 dhe 2019 do të merremi vetëm me trajtimin e borxheve” ka thënë Bytyqi.
Bytyqi ka veçuar edhe një borxh mbi 1 milion i cili është mbi vlerën e kontratave të nënshkruara.
Pavarësisht nga kjo në këtë drejtori kanë thënë se janë të përkushtuar të jetësojnë të gjitha projektet e planifikuara. Madje për disa prej tyre kanë nisur edhe përgatitjet detaje.
“Përkundër këtyre problemeve ne kemi filluar me përgatitjen e projekteve që janë paraparë dhe janë premtuar nga kryetari Aliu. Jemi në fazën e përgatitjes së konkursit publiku për projektin “Bashkimi i qytetit”, projektit për një shkollë profesionale, projektit të rrugës Gërlicë-Varosh dhe një Sallë të Sporteve në fshatin Greme. Këto janë projekte që jemi në fazën e realizimit dhe gjithashtu do të vazhdojmë edhe të gjitha projektet që janë paraparë gjatë vitit 2018-të” ka thënë Bytyqi.
Për më tepër ecuria e shumë projekteve do të varet nga jetësimi I shumë projekteve tjera të planifikuara. Zyrtarët kanë paralajmëruar se nuk do të ketë projekte trevjeçare të pa arsyeshme, ndërsa kanë vë në dukje se punët shtesë që kanë bërë kompanitë e rëndojnë edhe më shumë buxhetin e Komunës.
“Një problem I qeverisjes së kaluar kanë qenë edhe projektet tre vjeçare të pa arsyeshme. Qytetari ferizajas ka probleme të përditshme të mjaftueshme dhe nuk ka kohë të merret tre vjet më një problem të rrugës, të kanalizimit apo të ujësjellësit. Në bashkëpunim me kryetarin jemi dakorduar që projekte tre vjeçare të pa arsyeshme në të ardhmen nuk do të ketë. Nuk ka asnjë logjikë që një projekt që mund të realizohet brenda 30 ditësh apo tre muaj të shkon një projekt tre vjeçar. Këto projekte e rëndojnë buxhetin, e rëndojnë biznesin pasi shumë kompani kanë nënshkruar kontrata me shumë shumë të vogël por u është kërkuar që të kryejnë punë që gat pesë herë kalon shumën e kontraktuar dhe rrezikon operimin e kompanive. Ka shumë kompani që janë urdhëruar që të bëjnë punë shtesë ndërsa tani ne kemi probleme me pagesën e këtyre punëve shtesë” ka thënë Bytyqi.
Ndryshe në këtë Drejtori kanë thënë se janë të përkushtuar që të punojnë në jetësimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve, transmeton Televizioni Liria.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img