25,04,2024

Drejtoria e arsimit në Ferizaj shpalli konkursin për mësimdhënës për vitin shkollor 2016-2017

Must Read

Drejtoria komunale e arsimit në Ferizaj, ka bërë publike konkursin për mësimdhënës për shkollat e mesme të larta për vitin shkollor 2016-2017.

Sipas numrit një të arsimit në Ferizaj, Muhamet Halilit, konkursi është shpallur, për shkollat e mesme dhe janë te theksuara vetëm dy profile matematikë dhe informatike.

“Profilet tjera janë të mbuluar me kuadër profesional në bazë të normativit ku Ministria e arsimit e ka përcaktuar dhe ne jemi të obliguar që ta respektojmë. Ndërsa sa i përket arsimin fillor e kemi të mbuluar më kuadër profesional në të gjitha shkollat, ndërsa tash po ndodh edhe zvogëlimi i paraleleve në viset rurale ku kemi edhe teprica teknologjike në numër të orëve, nëse i ka pas 20 orë tani i ka 18 ose 15 për shkak të zvogëlimit të paraleleve. Për shkollat fillore i gjithë kuadri në shkollimin fillor është i kualifikuar në bazë të normativit dhe nuk kemi asnjë vend të lirë për të shpallur në afat të rregullte, kurse gjatë procesit nëse do të kemi kërkesa për pushim të lehonisë ose mjekësorë ne do t’i bëjmë publike konkurset”, ka thënë drejtori Halili.

Drejtori Halili me tej ka shtuar se konkursi për mësimdhënës është shpallur pas regjistrimit të nxënësve nëpër shkollat e mesme.
“Pas regjistrimit që është kryer në bazë të afatit që ka qenë i përcaktuar nga MASHT-i, ne kemi pasur mundësinë e saktë të vendeve të lira që janë nëpër shkollat e mesme qoftë në gjimnaz, por edhe në shkollat tjera profesionale”, është shprehur Halili.

Konkursi për mësimdhënie për shkollat e mesme të larta për vitin shkollor 2016-2017, do të jetë i hapur deri me 5 gusht për të gjitha ata mësimdhënës që i plotësojnë kriteret në bazë të normativit ku mund të konkurrojnë dhe ti nënshtrohen edhe intervistës.

Konkursi për mësimdhënie për shkollat e mesme të larta për vitin shkollor 2016-2017

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img