28,03,2024

Drejtori i Arsimit, paraqiti të arriturat dhe sfidat e kësaj drejtorie për vitin 2019 si dhe synimet për vitin 2020

Must Read

Numri një i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, gjatë konferencës së sotme për medie, ka thënë se në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që ka kjo drejtori, ka realizuar punë dhe detyra të shumë në funksion të ngritjes dhe përmirësimit të cilësi në arsim, si dhe krijimit të kushteve më të mira në nivelin e arsimit parauniveristar.

Sipas tij, gjatë vitit 2019 janë bërë edhe punë të shumta sa i përket infrastrukturës, duke përmendur kështu edhe ndërtimi e disa shkollove si dhe renovimin e disa të tjerave.

Gjatë kësaj konference është përmendur edhe bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ku janë mbajtur edhe trajnime për 16 mësimdhënësve në programin e menaxhimit dhe udhëheqjes si dhe trajnimin e 185 mësimdhënësve të tri niveleve në fushat e kurrikulave dhe janë certifikuar. U përmendën edhe trajnime të tjera të mësimdhënësve të mbajtura nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, poashtu ka thënë se gjate vitit 2018-2019 së bashku edhe me zyrtarë të tjerë kanë vizituar të gjitha shkollat ku për se afërmi janë njoftuar me gjendjen e tyre.

Ndërkaq sfide kryesore e kësaj drejtori mbesin objektet e vjetra shkollore të cilat nuk i plotësojnë kushtet për zhvillimin e procesit të rregullt mësimor, për shkak të asaj se paraqiten probleme të natyrave të ndryshme.

U bë e ditur se gjatë këtij vitit është fituar një grant për fillimin e ndërtimit të një shkollore të re fillore 9 vjeçare në rrugën Salih Ceku, projekt ky nga Bashkimi Evropian, si dhe ndërtimi i shkollës së re në fshatin Talinovc i Muhaxherëve, si dhe do të bëhet edhe renovimi i disa shkollave të tjera në disa fshatra të komunës së Ferizajt
Për detaje të tjera, ndiqni konferencën për medie të drejtorit Afrim Llabjani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img