29,03,2024

Drejtori Ekzekutiv tek Fondi i Ballkanit Perëndimor takoi përfaqësues të Komunës së Ferizajt.

Must Read

Dr. Gjergj Murra, Drejtor Ekzekutiv tek Fondi i Ballkanit Perëndimor takoi përfaqësues të Komunës së Ferizajt në zyret e kësaj organizate në Tiranë.
Pjesë e këtij delegacioni ishin z.Lulzim Aliu, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Ferizaj dhe z.Selim Marevci Shef i Kabinetit të Kryetarit.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me këtë fond dhe mundësitë që Ferizaj të bashkëpunojë në projekte të ndryshme me komunat tjera të rajonit me qëllim të shkëmbimit të përvojave.

“Ligji për themelimin e Fondit për Ballkan është sponzorizuar nga MPJ ku në si komunë edhe nuk kemi qasje shumë se nuk na lidhet puna, mirëpo dukë e ditur që Fondi si përfitues i ka edhe komunat mendoj se do të ishte mirë që të mbesim në komunikim që në thirrjet e radhes të organizojmë projekte të përbashketa me komunat e rajonit me qëllim të shkëmbimit të përvojave.” tha z.Aliu gjatë takimit.

“Ne jemi të vetëdijshëm se mandati ynë si komunë shpesh herë fillon dhe përfundon në përmbushjen e nevojave bazike të qytetarve mirëpo është me rëndesi që të mësojmë nga pervojat e Rajonit.” tha z.Marevci

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img